1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbi samitin Bashkimi Evropian / SHBA

Georg Schwarte20 Qershor 2005

Në rendin e ditës të takimit të sotëm BE-SHBA në Uashington qëndron në fakt rindërtimi i Irakut dhe gjendja në Lindjen e Afërme. Gjithashtu do të bisedohet për luftimin e terrorizmit si dhe për reformimin e OKB-së. Por pas samitit të dështuar të BE-së këtë fundjavë në Bruksel, gjatë të cilit nuk u zgjidh as kriza e kushtetutës e as çështja e financave të BE-së, temë e bisedimeve mund të bëhen edhe vështirësitzë e Evropës. Çfarë qëndrimi mbajnë pas luftës së Irakut SHBA ndaj krizës në Evropë?

https://p.dw.com/p/ArE3
George W Bush dhe Jose Manual Barroso gjatë samitit BE-SHBA në Bruksel në shkurt 2005
George W Bush dhe Jose Manual Barroso gjatë samitit BE-SHBA në Bruksel në shkurt 2005Fotografi: AP

Condoleeza Rice, kryediplomatja e Amerikës dhe gruaja për qëndrim miqësor u mundua mjaft që disa ditë më parë ta pasqyronte të shëndoshë Bashkimin Evropian, pacientin e dëmtuar. "Evropa, Bashkimi Evropian jeton", tha ajo kur u takua me kolegët e saj evropianë: ministrin e jashtëm të radhës të Bashkimit Evropian Jean Asselborn, Xavier Solana dhe me komisioneren përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë Benita Ferrero-Waldner për të përgatitur takimin e nivelit të lartë BE-SHBA të planifikuar për ditën e sotme.

"E kuptojmë që Evropa po kalon një periudhë të vështirë, por shpresojmë që përfundimi të jetë një Evropa e drejtuar nga bota e jashtme dhe e drejtuar nga vetja."

Bashkimi Evropian gjendet në krizë dhe amerikanët shohin. Disa duke fshehur kënaqjen. Michael O'Hanlon i institutit Brookings në Uashington njëri prej ideologëve pararojë dhe kokë më vete kujton korin e çjerrë në kohën e luftës së Irakut. Jo të gjithë në Amerikë e kanë harruar këtë, thotë ai:

"Kur shohim Evropën e grindur për Irakin jo çdokush në SHBA e kupton se përse nevojitet një Bashkim Evropian i bashkuar e i fortë."

Ndofta në SHBA nuk kanë nevojë për BE të bashkuar, por presidenti Bush ka nevojë për të, thotë O'Hanlon. Arsyet: Iraku, procesi i paqes në Lindjen e Afërme, grindja me Iranin për armët bërthamore, këtyre u shtohen ndërthurjet ekzistuese tregtare të dy kontinenteve megjithë mosmarrëveshjet për Airbus-in, për çelikun apo për bananet.

Edhe ministri gjerman i punëve të jashtme Fischer thuajse nuk ka dalluar gëzim të lig në bisedimet me Condoleeza Rice gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA për vështirësitë evropiane. Së paku kështu thotë:

"Nuk dallova gëzim të lig tek qeveria, dallova shqetësim, sepse atje e kuptojnë mirë se çfarë domethënieje ka Evropa. Mbizotëron shqetësimi i moslejimit të ndaljes së procesit të bashkimit të Evropës, i përparimit të tij."