Mbi rolin e Gjermanisë në luftën e Irakut | FOKUS | DW | 20.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Mbi rolin e Gjermanisë në luftën e Irakut

Si preteks ka qenë prania e dy agjentëve të BND-së në Irak. Opozita ka kërkuar kohëve të fundit krijimin e nje komisioni hetues për aferën ku është përfshirë edhe BND. Kundër kësaj sot foli Ministri i Punëve të Jashtme Frank Walter Steinmeier.

Interesim i madh i mediave

Interesim i madh i mediave

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Frank Walter Steinmeier e ka quajtur legjitim angazhimin e bashkëpunëtorëve të shërbimi informativ federal gjerman BND gjatë luftës së Irakut. Jo-ja e qartë e qeverisë gjermane ndaj luftës në Irak dhe kryerja e detyrimeve ndaj Aleancës nuk janë kontradiktore. Konkretisht, në këtë rast Shteinmeier ka përmendur fluturimet, ruajtjen dhe sigurimin e bazave ushtarake amerikane në Gjermani.

"Është e vetkuptueshme se nuk suspendohet asbashkëpunimi me amerikanët në fushën e sigurimeve shtetërore. Ky ka qenë qëndrim i qeverisë. Dhe nuk kishte të bënte me dykuptueshmërinë dhe moralin e dyfishtë. Qëndrimi i qeverisë ishte i drejtë," thotë Ministri i Puneve të jashtme Steinemeir, sepse ishte edhe një qëndrim i diferencuar e me përgjegjësi.

Ishte i drejtë ky qëndrim edhe për arsye se SHBA-të mbeten një partner dhe aleat përkundër të gjitha diferencave. Qëndrimi ishte i drejtë edhe për shkak se kundërshtari ynë i përbashkët ka qenë dhe është terrorizmi. Ministri i Punëve të jashtme Frank Walter Steinmeier, ka apeluar tek partia e të Gjelbërve dhe liberalët e FDP-së që tërhiqet nga kërkesa për krijimin e një komisioni hetues.

Diskutimi aktual ka një emërues të përbashkët, antiamerikanizmin, qëndrimin anti-Nato. Shefi i partisë së liberalëve dhe njëkohësisht shefi i ardhshëmi fraksionit Guido Westerwelle mbrohet nga këto akuza:

" Nëse një fraksion dhe një parti ka kontribuar në gjithë këtë debat më shumë kundër disa reflekseve të antiamerikanizmit në fushatën zgjedhore duke u distancuar, atëherë kjo është FDP-ja.” Dhe kjo duhet të thuhet në këtë vend sidomos sepse ka rëndësipër koleget e Unionit, thotë Westervele.

Deputeti i CDU-së Norebert Röttgen ka treguarmirëkuptim për debatin e kërkuar nga opozita që kishte të bënte me rolin e BND-së në Irak. Ky deputet ka falenderuar dy bashkëpunëtorët e BND-së për rolin e tyrenë Irak, të cilët i kanë kryer punë në funksion të interesave nacionale.

  • Data 20.01.2006
  • Autor Marsel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqgS
  • Data 20.01.2006
  • Autor Marsel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqgS