Mbi ratifikimin e kushtetutës evropiane | Evropa | DW | 18.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mbi ratifikimin e kushtetutës evropiane

Në vitin 2004 Europa vendosi të ketë kushtetutën e saj. Në ceremoninë festive 25 shefat e qeverive dhe shteteve të Bashkimit evropian nënshkruan vjet në Romë "Marrëveshjen mbi kushtetutën evropiane". Veçse kjo kushtetutë mund të hyjë në fuqi, po qe se ajo ratifikohet nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Shteti i parë që do bëjë referenfumin lidhur me kushtetutën është Spanja. Të dielën qytetarët e saj do të thonë fjalën e tyre për kushtetutën evropiane


Deri më tani kushtetuta evropiane është ratifikuar nga tre shtete të Bashkimit evropian. Sllovenia, Lituani, Hungaria. Në Itali dhoma e ulët e parlamentit e ka thënë ndërkohë Po-në e saj. Pritet vetëm miratimi i senatit në Romë, i cili konsiderohet i sigurtë. Spanja do të jetë vendi i parë, në të cilin zgjedhësit do të votojnë direkt për kushtetutën. Janë paraparë edhe tetë referendume të tjera në Portugali, Hollandë, Francë, Britani e Madhe, Irandë, Danimarkë, Poloni, Çeki dhe Luksemburg. Me mjaft interes ndiqen referendumet që do të mbajë Franca dhe Anglia.
Mund të ndodhë që francezët në qershorin e ardhshëm të rrëzojnë marrëveshjen e kushtetutës. Anketimet e fundit tregojnë se kundërshtarët e kushtetutës kanë fituar mjaft terren. Edhe në vitin 1992 Bashkimi Evropian priste në ethe votën e francezëve. Në atë kohë referendumi mbi marrëveshjen e Maastrichtit, mezi sa ja arriti të siguronte shumicën. Nga ana tjetër Anglia nuk po nxitohet dhe do t'i thërrasë qytetarët e saj të shkojnë drejt kutive të votimit vetëm në pranverën e 2006. Ky vend ka akoma shumë punë bindëse për të bërë, po të përmendim këtu, se britanikët kanë qenë gjithmonë skeptikë ndaj Bashkimit Evropian.
Ndërsa në Gjermani, vendi me popullsinë më të madhe në Bashkimin Evropian, nuk zhvillohet referendumi. Bundestagu dhe Këshilli Federal pritet që të japin miratimin e tyre në maj pro kushtetutës. Qeveria e koalicionit dhe opozita në Gjermani debatojnë, se sa të drejtë vendimi mund të ketë parlamenti në vendimet e ardhshme politike të Evropës.
Në Danimarkë qeveria dhe opozita synojnë të bashkëpunojnë për të siguruar miratimin e popullit për kushtetutën. Kujtojmë këtu se danezët kanë refuzuar dy marrëveshje mbi Bashkimin Evropian në vitin 1992 dhe 2000, gjë që këtë herë nuk duhet të ndodhë, po qe se do të pyetej elita politike daneze. Irlandezët duket se këtë herë do ti thonë po kushtetutës evropiane. Ndërkohë që është i pasigurtë rezultati i referendumit të planifikuar në Poloni. Me qëllim që të arrihet pjesëmarrja 50% në plebishitin popullor, referendumi mbi kushtetutën do të lidhet me zgjedhjet parlamentare në vend.
Deri në tetor të vitit 2006 duhet që shtetet anëtare të Bashkimit evropian të kenë ratifikuar kushtetutën. Në rast se një vend i thotë Jo kushtetutës, atëherë duhet që Bashkimi evropian të kryejë përmirësime në nenet përmbajtëse. Në rast se kushtetuta miratohet, atëherë ajo hyn në fuqi në vitin 2007 dhe ju jep qytetarëve evropianë një procedim të ri për ligjin evropian, Ministrin e Jashtëm të Bashkimit evropian si dhe presidentin e BE-së, para të cilit do të qëndrojë këshilli i shefave dhe qeverivë të Bashkimit evropian. Sipas një anketimi të komisionit evropian, vetëm çdo i dyte qytetar në Evropë, e di se përse bëhet fjalë në tekstin e kushtetutës. Pra, duhet akoma shumë punë sqaruese nga ana e aktivistëve zgjedhorë.


  • Data 18.02.2005
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArF5
  • Data 18.02.2005
  • Autor Bernd Rigert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArF5