1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbi debatin gjerman për islamizmin ekstremist dhe integrimin e myslimanëve

Rajner Zolliq3 Dhjetor 2004

Në Gjermani po diskutohet publikisht mbi rreziqet e fundamentalizmit islamik dhe mbi integrimin e të huajve. Së fundi ka diskutuar edhe bundestagu gjerman për këto dy tema kaq të rëndësishme aktualisht në Gjermani. Zëvendësshefi i Fraksionit të CDU- CSU, Volfgang Bosbach u shpreh për ekstradimin e fundamentalisëtve të dhunshëm. A është kjo kërkesë një kërkesë e drejtë apo parolë populiste?

https://p.dw.com/p/Ar5H


Edhe sikur mes 3 milionë myslimanëve që jetojnë në Gjermani vetëm një pakicë prej 3000 vetësh ka tendenca të dhunshme, duhet që shteti të mbrohet si të jetë e mundur. Të mbrohet në atë mënyrë siç mbrohet ndaj ekstremistëve qofshin këta gjermanë apo të tjerë. Përfshi këtu edhe vëzhgimin e respektimit të kushtetutës si edhe procese penale në raste të shkeljes së ligjit. Tek të huajt pa pashaportë gjermane shtohet edhe çështja e ekstradimit.
Por kur politikani i CDU CSU, Volfgang Bosbach sugjeron, se 3000 myslimanë që jetojnë në Gjermani dhe që janë të gatshëm për dhunë, mund të ektradohen kaq thjesht brenda natës- ky është populizëm i kulluar. Për këtë nuk mjafton vetëm prova e "gadishmërisë" së këtyre personave për të ushtruar dhunë. Nxjerrja jashtë Gjermanisë mund të bëht vetëm atëherë kur shkelen në mënyrë flagrante ligjet, pra kur ushtrohet drejtpërdrejt dhunë ose kur dëshmohet qartë, se ky person ka bërë thirrje për dhunë. Rasti i radikalistit islamist të Këlnit Metin Kapllan, i cili u dorëzua në Turqi, ka treguar se sa të komplikuara janë realisht këto procese- dhe se sa mund të zgjasë derisa drejtësia të marrë një vendim të parevokueshëm.
Aq më tepër të le të dyshosh ky diskutim, kur tema e fundamentalizmit islamik në Gjermani është ndërthurur me debatin për integrimin e të huajve. Edhe pse shumica e politikanëve në Gjermani pohojnë se myslimanët që jetojnë në Gjermani respketojnë ligjin dhe janë paqësorë, në debatin publik të ndezur në media këto diferencime humbasin. Shumë myslimanë mendojnë se vetem për shkak të përkatësisë fetare ata vihen në dyshim. Dhe ky është nuk është një start i mirë për integrimin, pa përmendur këtu që në Gjermani armiqësia ndaj të huajve, sipaa një studimi aktual është rritur mjaft.
Në vend të diskutimit të ndezur mbi nocionet
"kulturë orientuese" dhe "multikulti", të cilat gjithsekush i interpreton si të dojë, politikanët në Gjermani do të duhet të vepronin praktikisht dhe të investonin më shumë në projektet për të huajt. Sepse kush do përmirësimin e integrimit të të huajve ai duhet jo vetëm të kërkojë njohjen e respektimin e kushtetutës gjermane por duhet të bëjë edhe oferta konkrete, si psh. nxitjen e mbështetjen e gjuhës gjermane dhe oferta për shkollim. Nga ana tjetër është shumë e drejtë kërkesa e politikanëve për shkollimin e imamëve dhe mësuesve të fesë në shkollat e larta gjermane. Jo vetëm për të zvogëluar rrezikun që në xhamitë në Gjermani të predikohet urrejtja fetare por edhe si një shenjë e mirëpranimit të myslimanëve në Gjermani. Ajo që duhet lënë mënjanë është apeli i vazhdueshëm drejtuar myslimanëve në Gjermani, që ata të distancohen nga terrori në emër të islamit. Sepse edhe në qoftë se kjo thirrje është e drejtë, si do veprojnë myslimanët? Në çdo rast të një atentati në Xhakarta, Riad, apo Kajro, të dalin nëpër rrugë? Shto këtu që në Gjermani akoma nuk ka ndonjë organizatë, e cila të pretendojë se flet në emër të të gjithë myslimanëve në Gjermani. Shumica e myslimanëve deri më tani nuk është e organizuar në mënyrë tërësore në organizata fetare dhe me sa duket edhe në të ardhmen do të këtë pak interes ta bëjë këtë.