Mbetet e hapur grindja me SHBA për Gjykatën Ndërkombëtare Penale - Në prag të Asamblesë së 3 të Përgjithshme të vendeve anëtare | Bota | DW | 06.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mbetet e hapur grindja me SHBA për Gjykatën Ndërkombëtare Penale - Në prag të Asamblesë së 3 të Përgjithshme të vendeve anëtare

Vendet anëtare të Gjykatës Ndërkomëbtare Penale nga e hëna deri të premten janë mbledhur në Hagë në Asamblenë e tretë të Përgjithshme. Krahas çështjeve të buxhetit do të diskutohet edhe mbi stadin e përgatitjeve për rastin e parë që do të shqyrtojë gjykata: krimet e luftës në Republikën Demokratike të Kongos. Grindja me SHBA, që ndonëse e kanë nënshkruar statutin vazhdojnë të jenë kundërshtarë të ashpër të saj, kohët e fundit është fashitur. Por konflikti nuk është zgjidhur.

Gjyjkata Ndërkombëtare Penale

Gjyjkata Ndërkombëtare Penale

Eshtë Gjykata Ndërkombëtare Penale një gur themeltar në historinë e së drejtës ndërkombëtare apo një armë e rrezikshme që mund ta përdorin kundër qeverisë në Uashington armiqtë e SHBA? Lidhur me çështje pozicionet janë të ndara qëkurse u themelua kjo gjykatë në korrik të vitit 2002. Në krye të përkrahësve të saj qëndrojnë evropianët - dhe në krye të tyre Gjermania e Holanda. Kundërshtari më i madh i saj janë SHBA, por edhe shtete të tjera të rëndësishme si Rusia, Kina dhe India, që ngurrojnë të ratifikojnë statutin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Vendet përkrahëse të Gjykatës Ndërkombëtare Penale shpresojnë, se pasi të kenë filluar proceset e para do të shuhet skepticizmi i kundërshtarëve të saj. Këto procese nuk do të kenë të bëjnë me raste si Afganistani apo Iraku, por me vatrën e krizës në Republikën Demokratike të Kongos. Kryeprokurori Luis Moreno Ocampo, i cili mori detyrën në mes të qershorit, ndërkohë ka dërguar komisionin e parë hetimor në këtë vend afrikano-qendror. Megjithatë hetimet duhet të kufizohen në ato raste dyshimi për krime lufte që kanë ndodhur pas futjes në fuqi të statutit të gjykatës, pra pas 1 korrikut 2002.

Ocampo ndërkohë po merret me rastin e dytë: qeveria e Ugandës i ka kërkuar Hagës që të hetojë masakrën e kryer në një kamp refugjatësh në verilindje të vendit, ku në shkurt të këtij viti u vranë mbi 200 njerëz.

Fakti që diktatori i rrëzuar i Irakut, Sadam Husein nuk do t´i paraqitet Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka të bëjë arësyen e thjeshtë, se ndryshe nga Kongo apo Uganda Iraku nuk bën pjesë në grupin e vendeve që e kanë nënshkruar statutin e kësaj gjykate, pra Haga nuk është përgjegjëse për të.

Jashtë kompetencave juridike të gjyqtarëve të Hagës qëndron edhe Xhorxh Bush, të cilin disa vende do të preferonin ta shihnin në bankat e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Prokurorëve të Hagës i kanë mbërritur letra, nëpërmjet të cilave kërkohet hapja e hetimeve kundër presidentit të SHBA. Por këto kërkesa janë hedhur menjëherë në kosh, sepse as SHBA dhe as vendet, të cilave u referohen akuzat, nuk janë nënshkruese të marrëveshjes përkatëse.

Sado të rëndësishme qofshin rastet e para të Kongos dhe Ugandës edhe për ata që e përkrahin këtë gjykatë, në Hagë shpresohet që në të ardhmen numri i proceseve të jetë sa më i kufizuar. Kjo pasi në radhë të parë Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet të shërbejë si një mjet presioni për të nxitur shtetet që të vendosin ligjet e domosdoshme.

Vetëm nëse në një vend nuk përmbushen kushtet për kryerjen e një procesi për krime lufte, Gjykata Penale në Hagë mund të jetë përgjegjëse. Qeveria gjermane ka krijuar një kod penal të së drejtës ndërkombëtare, në bazë të të cilit mund të nxirren përpara gjyqit ata q ëkryejnë krime lufte, krime çnjerëzore dhe genocid. Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet të jetë tashmë një lloj "spirance shpëtimi" në rast se dështojnë gjykatat kombëtare.

Jo të gjithë vendet janë të bindur, se kjo gjykatë është rruga e duhur për arritjen deri tek një e drejtë moderne ndërkombëtare. Nga gati 40 shtete që e kanë nënshkruar statutin e saj, deri më tani janë paraqitur vetëm 94 dokumenta të ratiifkimit të saj. Ende nuk ka asnjë shenjë për ndryshim të kursit nga qeveria në Uashington: gjatë dy viteve të shkuara në Këshillin e Sigurimit Uashingtoni ia arriti të imponojë garancinë për imunitetin e shtetasve amerikane, ndërsa këtë vit SHBA tërhoqën kontigjentet e trupave të tyre nga misionet paqësore që ndodhen nën drejtimin e OKB-së. Gjithashtu gjatë muajve të shkuar SHBA kanë marrë premtimin nga një sërë shtetesh që garantojnë, se nuk do të ekstradojnë shtetas amerikane në Gjykatën Penale të Hagës.

  • Data 06.09.2004
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSP
  • Data 06.09.2004
  • Autor Klaus Dahman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArSP
Reklamë