Mbështetje për kryetarët | FOKUS | DW | 21.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Mbështetje për kryetarët

Angela Merkel konfirmohet si kryetare e fraksionit kristiandemokrat. Franz Myntefering mbështetet si kryetar i fraksionit socialdemokrat.

Angela Merkel i bie ziles para mbledhjes së Unionit

Angela Merkel i bie ziles para mbledhjes së Unionit

Merkel arriti të merrte të martën (20.9.2005) në Berlin 219 nga 222 votat e deputetëve. Zgjedhja u zhvillua para datës së caktuar, pasi Unioni kristiandemokrat-kristiansocial i kryesuar nga Merkel, nuk arriti të merrte shumicën e synuar në zgjedhjet parlamentare të së dielës. Votimi vleu si testim për të parë se sa e mbështet Unioni kandidaten e tij për kancelare.

Rezultat shumë i mirë

Kryetarja e Partisë Kristiandemokrate morri me 98,6 për qind të votave rezultatin e saj më të mirë të arritur si kryetare e fraksionit.

Me konfirmimin e saj si Kryetare Fraksioni, Merkel morri mbështetje të re për bisedimet e vështira që pritet të zhvillohen për krijimin e qeverisë së re. „Me këtë votim ne ritheksuam pretendimin për krijimin e qeverisë“, tha Merkel gjatë mbledhjes së fraksionit.

Edhe Myntefering me "rezultat të shkëlqyer "

Kryetari i fraksionit socialdemokrat Franc Myntefering, u konfirmua po ashtu me 95,2 për qind të votave si kryetar. Kancelari Gerhard Shrëder e shpjegoi “rezultatin vërtet të shkëlqyeshëm” me gatishmërinë operative të 65 vjeçarit nga Sauerlandi. Myntefering është Kryetar Fraksioni që prej shtatorit 2002, dhe kryetar i Partisë Socialdemokrate që prej marsit 2004.

Merkel dhe Myntefering do të drejtojnë në ditët e ardhshme bisedimet paraprake të partive të tyre për krijimin e qeverisë. Fillimisht ata do të bisedojnë me partnerët e dëshiruar. Kryesuesit e Partisë Socialdemokrate dhe Partisë së Gjelbërt do të takohen të mërkurën, kurse Unioni do të bisedojë të enjten me Partinë e Demokratëve të Lirë. Të enjten do të zhvillohen po ashtu biseidme midis fituesve të vetëshpallur të zgjedhjeve, Unioni Kristiandemokrat-Kristiansocial dhe Partia Socialdemokrate.

Presidenti Köhler apelon

Presidenti Horst Köhler kërkoi nga të gjitha partitë të përpiqen për zgjidhjen e situatës. "Natyrisht të gjithë e dinë se vendi ka nevojë për kapacitete", tha ai në Berlin. "Partitë duhet të tregojnë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri“.

  • Data 21.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqie
  • Data 21.09.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqie