Mashtrues apo viktimë e fushatës politike? - Në procesin Berluskoni pritet shpallja e vendimit | Evropa | DW | 09.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Mashtrues apo viktimë e fushatës politike? - Në procesin Berluskoni pritet shpallja e vendimit

Në procesin për korrupcion kundër kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, pritet shpallja e vendimit nga trupi gjykues që u mblodh të enjten për konsultim. Berluskoni akuzohet se në vitet 80 i ka paguar ryshfete gjyqtarëve për të penguar blerjen e koncernit shtetëror ushqimor SME nga një rival.

Silvio Berluskoni

Silvio Berluskoni

Akuza ndërkohë e ka marrë vendimin ndaj Silvio Berluskonit. Prokurorja Bokasini tha: "Ai është një person që gënjen popullin italian. Në rikonstruktimin preçiz dhe të rreptë të ngjarjeve, që u bë në këtë proces, u konfirmua, se deklaratat e Silvio Berluskonit nuk i përgjigjen së vërtetës." Tetë vjet burg për ryshfet ndaj gjyqtarëve, kërkon prokurorja Bokasini, ndërsa avokati mbrojtës i Berluskonit në pretencën e tij kërkoi lirimin e klinetit. Vendimi është tani në dorën e gjyqtarit Kastelano, i cili të enjten u mblodh bashkë me dy ndihmësgjyqtaret për t´u konsultuar mbi gjykimin.

Shumë komentatorë të gazetave italiane parashikojnë që Berluskoni sërish do të dalë pa u lagur. Arësyeja ka të bëjë me personin e gjyqtarit. Në Itali vazhdimisht tërhiqet vëmendja për faktin që Kastelano, ndryshe nga dy prokuroret në proces, nuk bën pjesë në asnjë organizatë të majtë. Ai është antar i Unicost-it, një shoqatë kjo ku janë bashkuar juristët politikisht të moderuar. Gjithashtu në vitin 1999 po i njëjti gjyqtar ka gjykuar një herë lidhur me kryeministrin. Asokohe Kastelano ishte i pari jurist që e shpalli të pafajshëm Berluskonin në një proces për fallsifikim bilanci. Me rihapjen e procesit aktual akuza u përpoq, por pa sukses, që ta refuzojë gjyqtarin Kastelano si të anshëm.

Pavarësisht nga spekulimet për figurën e gjyqtarit, avokatët mbrojtës të kryeministrit janë optimistë. Procesi për katër vjet me radhë është marrë kryesisht me akuzën, se Berluskoni në grindjen për shitjen e koncernit ushqimor shtetëror SME në mes të viteve 80 e ka blerë vendimin e trupit gjykues. Kjo pikë e akuzës pothuajse është hedhur poshtë, sepse në seancën kryesore të bashkëakuzuarit e kryeministrit u liruan. Edhe avokati mbrojtës i Berluskonit Gedini shprehet optimist: "Besoj, se është shumë e vogël mundësia që Berluskoni të dënohet. Të bashkëakuzuarit janë liruar, sepse trupi gjykues u bind që nuk është kryer akt penal. Ne e kemi të argumentuar shpresën tonë, që edhe në rastin e Berluskonit do të jetë i njëjti përfundim."

Berluskoni do ta ketë të vështirë në pikën e dytë të akuzës. Këtu ai akuzohet, se në fillim të viteve 90 i ka dhënë ryshfet një gjyqtari pa ndonjë shkas konkret. Shuma prej më shumë se 400.000 dollarë, është transferuar nga një llogari e koncernit të Berluskonit Finivest nëpërmjet avokatit të tij Previti. Ky i fundit për këtë çështje është dënuar me katër vjet heqje lirie. Lidhur me këtë akuzë, mbrojtësit e Berluskonit thonë, se së pari kjo shumë parashë ka qenë një honorar për aktivitetin e Previtit si avokat. Së dyti në proces nuk mundi të provohet që Berluskoni ka pasur dijeni për këtë pagesë të dyshimtë. Ndërsa akuza mendon, se kjo pagesë është një tregues i qartë, se 400.000 dollarët brenda një dite nga koncerni i Berluskonit nëpërmjet Preivtit janë derdhur për gjyqtarët. Vendimi i trupit gjykues pritet të shpallet të premten, megjithatë të mos harrojmë, se në raste të ngjashme konsultimet e trupit gjykues kanë zgjatur edhe me ditë të tëra.

  • Data 09.12.2004
  • Autor Jërg Zeilselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFc
  • Data 09.12.2004
  • Autor Jërg Zeilselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArFc