Masat antiterror në Gjermani pas 11 Shtatorit | Politika | DW | 11.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Masat antiterror në Gjermani pas 11 Shtatorit

Ekspertët janë të mendimit se një numër i madh i masave të marra kundër terrorit kanë qenë të nxituara

Bundestagu

Bundestagu

Mbas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 edhe qeveria e atëhershme e socialdemokratit Shrëder filloi të merrte masat për parandalimin e ngjarjeve të tilla në Gjermani. Lista e ligjeve të paketës anti-terror është e gjatë: Në udhëtime ajrore tani ka gjithmonë një policë të armatosur, fshehtësia e të dhënave bankare u hoq, në mënyrë që të zbulohen kanalet financiare të terrorizmit. Nëpër pasaporta u vendosën karakteristikat biometrike si, për shembull, irisi i syrit. Parlamenti e ashpërsoi ligjin për migracionin për të ndaluar kështu që të hyjnë në Gjermani të ashtuquajturit nxitësit e urrejtjes. Për çdo migrant të ri pyetet në Organin Mbrojtës së Kushtetutës e shumë të tjera.

Edhe kancelarja kristiandemokrate Angela Merkel vazhdon në këtë linjë. „Shteti të mos e krijojë asnjëherë përshtypjen se mund të garantojë 100 për qind siguri. Por ai duhet të bëjë ç’është e mundur për të garantuar sigurinë e qytetarëve të vet," – justifikon Merkel në një debat parlamentar. Në masat e mundshme për garantimin e sigurisë bën hyn edhe ngritja e një sistemi të dhënash kompjuterike për personat e dyshuar për aktivitete terroriste. Ish ministri socialdemokrat Oto Shili donte ta bënte një gjë të tillë menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit, por Të Gjelbrit, që asokohe qeverisnin së bashku me socialdemokratët nuk pranuan.

Sot ky sistem është duke u ngritur me votat e koalicionit të madh, ndërsa ekologjistët vazhdojnë të jenë kundër. Kryetarja e tyre, Klaudia Roth: "Parandalimi i krimit dhe përndjekja e tij janë punët e policisë e aty duhet të mbeten, ndryshe shteti ynë ligjor ka marrë fund," – argumenton Roth. Shteti ligjor, e ka pësuar që tani një plasaritje. Ligji i miratuar nga parlamenti për goditjen e mundshme të avionëve civilë u hodh poshtë nga Gjykata kushtetuese. Ish ministri i mbrojtjes, Peter Shtruk, që sot kryeson fraksionin socialdemokrat në Bundestag është i pakënaqur me vendimin: "Gjykata Kushtetuese e braktisi politikën në një pikë: ç’të bëjmë në rast kërcënimesh terroriste nga ajri a deti?"

Eksperti i liberalëve për çështje të brendshme, Max Shtadler, sugjeron kontrolle më të imta para nisjes së avionëve. Edhe mënyra e kërkimit të terroristëve përmes një metode speciale filtrimi „raster“ u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, një dëshmi më tepër për atë, që një numër i madh i masave të marra kundër terrorit, kanë qenë të nxituara, janë të mendimit ekspertët.

  • Data 11.09.2006
  • Autor Marsel Fyrstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqod
  • Data 11.09.2006
  • Autor Marsel Fyrstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqod