Marti Ahtissari në Bruksel | Politika | DW | 07.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Marti Ahtissari në Bruksel

Kryenegociatori i bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës, Marti Ahtissari merr pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit europian që po mbahet në Bruksel

Bashkimi Evropian, Bruksel

Bashkimi Evropian, Bruksel

Përfaqësuesi i kryesueses së rradhës të Bashkimit Europian, ambasadori i Britanisë së Madhe pranë BE-së Xhon Grant, deklaron se Bashkimi Europian mund të lozë një rol kryesor përsa i takon bisedimeve rreth statusit të ardhshëm të Kosovës. Roli i Be-sw me sa dukhet konceptohet në këtë mënyrë:
së pari duke mbështetur Kombet e bashkuara në punën që përfaqësuesi i tyre Marti Ahtissari do të luajë në bisedimet për statusin, dhe së dyti duke ndihmuar në hartimin e një plani afatgjatë të së ardhmes së Kosovës.

Do t'i japim mbështetjen e nevojshme përfaqësuesit të Kofi Ananit për Kosovën. Kështu deklaruan përfaqësues të presidencës britanike të BE-së, kur bënë të njohur përmbajtjen e temave dhe çështjeve që ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë sot në selinë e këshillit të Ministrave në Bruksel.

Njëra nga këto çështje do të jetë Kosova, sidomos fillimi i pritshëm i bisedimeve për zgjidhjen e statusit të saj përfundimtar. Bashkimi Europian do të jetë i pranishëm në këto bisedime si do që të jetë statusi i saj i ardhshëm njëlloj siç do të jetë i pranishëm me një mision civil edhe pas përcaktimit të statusit të saj përfundimtar, - bëjnë të ditur në Bruksel burime zyrtare të BE-së.

Të njëjtat burime pohuan se ndaj Prishtinës dhe Beogradit do të ushtrohet presioni i duhur në mënyrë që ato të arrijnë në një marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët rreth statusit të ardhshëm. Por si do që të vijë puna disa principe janë vendosur që tani, ato bëjnë pjesë në standartet e kërkuara me kohë nga bashkësia ndërkombëtare ndaj shoqërisë kosovare, siç janë respektimi i pakicave, decentralizimi, të drejtat e njeriut, mosndryshimi i kufijve etj.

Përfaqësuesi i kryesueses së radhës të Bashkimit Europian, ambasadori i Britanisë së Madhe pranë BE-së, Xhon Grant deklaroi me këtë rast se Bashkimi Europian mund të lozë një rol kryesor përsa i takon bisedimeve rreth statusit të ardhshëm të Kosovës së pari duke mbështetur Kombet e Bashkuara në punën që përfaqësuesi i tyre Marti Ahtissari do të luajë në bisedimet për statusin dhe së dyti duke ndihmuar në hartimin e një plani afatgjatë të së ardhmes së Kosovës.

Eshtë krejtësisht e sigurt shtoi diplomati britanik që Bashkimi Europian do të jetë i pranishëm në bisedimet për statusin, madje ai prej kohësh është i pranishëm atje prej vitesh edhe me kontributin e tij të gjithanshëm - deklaroi përfaqësuesi i presidencës britanike të BE-së.

  • Data 07.11.2005
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqse
  • Data 07.11.2005
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqse