Marrëveshja për koalicionin thuajse ka përfunduar | Politika | DW | 09.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Marrëveshja për koalicionin thuajse ka përfunduar

Negociatat për koalicion midis Partisë Socialdemokrate Gjermane SPD dhe partive unioniste CDU dhe CSU po i afrohen fundit. Deri në fundjavë do të jetë arritur një marrëveshje. Por ende ka çështje që duhet të sqarohen.

default

Partitë unioniste dhe partia socialdemokrate vazhdojnë me ritëm të lartë negociatat për koalicionin qeveritar. Më së fundi u ra dakord që të zbutet mbrojtja ligjore prej pushimit nga puna. Në të ardhmen, pas dhënies së një vendi pune, do të ekzistojë një periudhë prove prej dy vjetësh, në vend të gjashtëmuajve që ka qenë deri tani. Brenda kësaj kohe, një pushim eventual nga puna do të bëhet më lehtë. Dakord u ra edhe në temën e financave dhe kontributeve sociale, sic tha zëvendëskryetari i fraksionit CDU-CSU, Ronald Pofalla:

"Mund të konfirmoj se sonte natën ramë dakord që një pikë përqindjeje në sigurimin për të papunët të financohet nga nga Agjencia Federale e Punës. Dhe mund të konfirmoj se pikën tjetër të përqindjes po përpiqemi ta financojmë përmes taksës mbi vlerën e shtuar."

Me reformën e tregut të punës Harc IV do të kursehen në vend të 1,8 miliardë eurove, katër miliarë euro. Dhe një ngritje e taksës mbi vlerën e shtuar duket e sigurtë, më e mundshme është shifra 19% se sa 18%, aktualisht kjo shifër është 16%. Një pjesë e madhe e borxhit gjigand buxhetor prej 40 miliardë Eurosh do të financohet në këtë mënyrë me anë të taksave më të larta, por sipas informacioneve të gazetave kjo nuk mjafton.

Ndërkohë, grupi i "të mençurve" të ekonomisë- një forum konsultativ i qeverisë gjermane, i cili analizon gjendjen e përgjithshme ekonomike- e ka paralajmëruar me këmbëngulje një qeveri të re të përbërë nga socialdemokratët dhe unionistët që të mos ngrejë taksën mbi vlerën e shtuar, por të ndërmarrë një koncept të gjerë reformues. "Këshilli i ekspertëve këshillon me këmbëngulje që të mos ngrihet taksa mbi vlerën e shtuar për të rimëkëmbur buxhetin vitin e ardhshëm", thuhet në një ekspertizë vjetore të këshillit të ekspertëve për ekspertizën e zhvillimit gjithëekonomik. Nga ana tjetër, një ngritje e taksës mbi vlerën e shtuar për financimin e një reforme të tatimeve ose të sigurimeve sociale "është e nevojshme dhe e argumentueshme".

Të premten, Angela Merkel do të paraqesë marrëveshjen e koalicionit, në fundjavë, forumet kryesore të partisë do të shqyrtojnë marrëveshjen. Në fillim të javës së ardhshme, kongreset e partive unioniste dhe të Partisë Socialdemokrate do të vulosin përfundimisht aleancën.

  • Data 09.11.2005
  • Autor Jens Thurau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsb
  • Data 09.11.2005
  • Autor Jens Thurau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqsb