Marrëveshja e koalicionit qeveritar & Kryesia e re e SPD-së | Studimi në Gjermani | DW | 20.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Marrëveshja e koalicionit qeveritar & Kryesia e re e SPD-së

Shtypi ndërkombëtar gjatë javës i ka kushtuar vëmendje nënshrkimit të marrëveshjes së koalicionit qeveritar në Gjermani dhe zgjedhjes së kryesisë së re të partisë socialdemokrate.

Marrëveshja e koalicionit

Marrëveshja e koalicionit

Gazeta holandeze "De Volksrant" analizon premtimet elektorale të kristiandemokratëve dhe përfshirjen e tyre në marrëveshjen e koalicionit: "Gjatë bisedimeve për programin e detajuar qeveritar, Angela Merkel sërish ka treguar një masë të madhe fleksibiliteti. Madje deri aty sa fleksibiliteti i saj arrin në kufijtë e oportunizmit. E kjo vlen veçanërisht për kapitullin e çështjeve social-ekonomike. Shumë pak ka mbetur tani prej reformave që ajo kish fokusuar gjatë luftës elektorale. ... Por pavarësisht nga dyshimet mbi mençurinë e disa planeve, politika e Merkelit për reformat ofron shumë më tepër shanse për një hop ekonomik, krahasuar me vazhdimin e kursit gjysmak të qeverisë së Shrëderit", komenton "De Volksrant".

Krejt ndryshe analizon "Financial Times": "Përpara tre muajsh as që mendohej, se Angela Merkel, kryetarja e CDU-së mund të pranonte të qeveriste në kushte të tilla. Në fushatën elektorale ajo kërkonte taksa më të ulëta dhe reforma në tregun e punës. Por pasi në zgjedhjet e shtatorit nuk morri shumicën për programin e saj, ajo u detyrua të vendosë pakt me SPD-në. Si kompensim për zgjedhjen e saj kancelare javën e ardhëshme Merkel ka shitur shpirtin e saj politik", vëren "Financial Times".

Gazeta franceze "Le Figaro" mendon, se Merkeli ka një detyrë të vështirë përpara: "Kancelarja e ardhëshme duhet të kapërdijë disa kafshata të vështira, si p.sh. "taksa për të pasurit", që është aq simbolike sa dhe e padobishme për ekonominë. Përveç kësaj ajo nuk ka arritur në marrëveshje lidhur me politikën bërthamore, për të cilën në periudhën paradhëse legjislative u vendos të hiqet dorë në perspektivë afatgjatë. Ajo që e pret tani Angela Merkelin është një luftë e vazhdueshme me kundërshtarët e saj të dikurshëm dhe të ardhëshëm politikë", paralajmëron "Le Figaro".

Duke marrë shkas nga zgjedhja e kryesisë së re të partisë socialdemokrate gazeta hungareze "Nepszadasag" komenton nevojën që kanë partitë e mëdha për t´u profolizuar në koalicionin e gjerë: "... Një bashkëpunim që shkon si në vaj mund t´u humbasë partive orientimin dhe vlerat. Veçanërisht e vështirë do të jetë gjendja për socialdemokratët, që ndodhen në krizë identiteti dhe janë në kërkim të rrugës së tyre për të ardhmen. Për kryesitë e partive SPD dhe CDU do të jetë një sfidë e madhe që gjatë qeverisjes së përbashkët të mund të ruajnë edhe profilin e tyre", nënvizon hungarezja "Nepszabadsag".

Ndërsa zvicerania "Tagesanzeiger" mendon, se SPD-ja ka hyrë nga halli në pushtet: "Partitë u detyruan në veprojnë mbi bazën e fakteve. Refuzimi i rezultatit të bisedimeve për krijimin e qeverisë do të kishte pasojë zgjedhjet e reja. E tek e fundit kjo do të thoshte, që vendi të mbetej gati një vit pa qeveri. Nga ana tjetër askund nuk është e shkruar, se zgjedhjet e reja në pranverën e 2006 do të sillinin një rezultat të qartë. ...SPD-ja i rezstoi kësaj joshjeje duke preferuar të marrë pjesë në projektin e vështirë të një koalicioni të madh. Në këtë mënyrë partia dëshmon pjekurinë politike të saj. Por do ta ekzagjeronim do të mendonim, se kjo do t´i japë asaj edhe kënaqësi", shkruan "Tagesanzeiger e Zvicrës.

E përditshmja italiane "Corriere della Sera" analizon rolin e kancelarit dhe ish-kryetar i SPD-së, Gerhard Shrëder: "Politikani Shrëder, që mund të fitonte zgjedhjet, por që asnjëherë nuk ia doli të bëjë për vete partinë, e mbylli karrierën politike me një dështim. E megjithatë SPD-ja ia dedikon atij dhe vetëm atij meritën që sot sërish është krenare dhe mund të vazhdojë të qeverisë në Berlin, paçka se këtë radhë i duhet ta ndajë pushtetin", vëren "Corriere della Sera".


  • Data 20.11.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arsm
  • Data 20.11.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arsm