Marrëdhënia mes kohës së lirë dhe punës | Gjermania | DW | 16.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Marrëdhënia mes kohës së lirë dhe punës

Një punë me orar të zgjatur dhe leje të shkurtuar pushimesh? Apo punë me orar të shkurtuar dhe të lëvizsshëm. Në Gjermani është ndezur diskutimi mbi marrëdhënien mes profesionit dhe kohës së lirë. Si duhet të jetë një marëdhënie e duhur, me qëllim që njerëzit të bëhen të lumtur?

Të shplodhesh pranë liqenit

Të shplodhesh pranë liqenit

Një gjë është pohuar nga shkencëtarët: Shumica e njerëzve i merr ndjenjat pozitive dhe ndjenjën e suksesit në vendin e punës. Pikërisht aty të punësuarit investojnë energjitë e tyre më të mëdha. Dhe tingëllon si paradoks. Pasi si kurrë më parë nuk ka pasur një vlerë të tillë kaq të çmuar ndarja e kohës ssë lirë në shoqërinë e sotme të orientuar nga dëfrimi.
Madje edhe profesionistët e sferës së kompjutërit, me nofkën e pashkëputurve nga karrigja, kane zbuluar vlerën e kohës së lirë.
Studiues në Mynih, kryen një studim për fondacionin Hans Bëkler në Gjermani. Ata zhvilluan mjaft biseda me programues, këshilltarë, shefa dhe të punësuar në administratën kompjuterike. Dhe cili ishte përfundimi? Sërish synohet të ndahet sfera private nga puna. Mbrëmje të gjata, madje netë përpara kompjuterit i përkasin së shkuarës. Disa të tjerë e vlerësojnë mjaft vlerën e përfundimit me orar të caktuar të punës. Angelika, 50 vjeç, ka drejtuar më parë firmën që organizonte shpërnguljet me shtëpi. Ajo e la këtë punë dhe punon në zyrë tanimë me orar të përcaktuar. Puna është tani për Angelikën një mundësi që kohën pas saj ta kalosh sa më mirë."Më së shumti unë takoj miq të mi dhe bisedojmë nga pak. Unë ulem me dëshirë në lokale përjashta. Për mua është e rëndësishme të jem mes njerëzish dhe vetë kam nevojë për shumë qetësi. Nga ana tjetër kam dëshirë të jem edhe në shtëpi dhe të shplodhem. Kjo është gjithashtu shumë e rëndësishme- thotë ajo."

Angelika nuk është një rast i vetëm. Studime të ndryshme flasin për ndjenjën e re të mirëqenies shpirtërore tek gjermanët. Rehatia në katër muret e shtëpisë qëndron përsëri lart në listën e gjërave të rëndësishme për gjermanët. 68% te gjermanëve ju mjafton një televizor, 40% një radio, 46% gazeta dhe një drekë e mirë në shtëpi. Ofertave aq të shumëllojshme, madje të ngarkuara të kalimit të kohës së lirtë po ja kthejnë kurrizin gjithnjë e më shumë vetë- dikur kjo ishte harruar. Por si edhe më parë, këtë e pranojnë shumë pak vetë:

"Për një kohë të gjatë unë mendoja se duhet të kem patjetër një pasion për kohën e lirë. Me shoqen time menduam: ja tani do të kërkojmë një pasion të tillë. Pasi diskutuam gjatë dhe nuk gjetëm asgjë të përshtatshme, na u duk vetja pa vlerë. Deri sa dikur na vajti në mendje se ne nuk kemi aspak nevojë të kemi patjetër një pasion për kohën e lirë. Nuk duhet që patjetër të stresohemi edhe në kohën e lirë kur ndërkohë kemi aq detyrime që na shkaktojnë mjaftueshëm stres. Dhe nuk duhet ta bëjmë këtë, kur jemi të kënaqura me mënyrën se si e kalojmë kohën tani"- thekson Angelika.

Ka megjithatë individë që presionit për të bërë diçka- i krahasueshëm ky me punën, i jepen edhe në kohën e lirë. Kështu kalendari i këtyre njërëzve të thotë: Të hënën- trajnim me patina, të martën dhe të enjten vrap, pastaj ndoshta kurs vallëzimi, kurs anglishteje etj. Kush jeton në këtë mënyrë duhet që ta organizojë kohën e tij të lirë njëlloj si punën. Norbert, 48 vjeç dhe teknik protezash dhëmbësh e sheh veten diku aty nga mesi në serinë ë atyrë që duan të bëjnë shumë edhe në kohën e lirë dhe të tjerëvë që thjesht shplodhen në shtëpi.

"Koha e lirë ka për mua një rëndësi të madhe dhe duhet të them se unë shkoj për të punuar, me qëllim që të financoj edhe disa nga pasionet e mia të kohës së lirë. Sigurisht gjej kënaqësi të madhe në punë dhe mendoj se karakteri im është i tillë që disa cilësi të tij mundem t'i jetoj në punë, si psh. ndjenja ime e lartë e përgjegjësisë. Nga ana tjetër unë mendoj se në kohën e lirë mund të përjetoj po këtë por dua ti krijoj vetes disa kënaqësi të tjera, prandaj edhe shkoj të punoj sigurisht."


Norbert shpesh dëshiron t' lërë udhë të lirë edhe tendencës së tij kreative. Por ai e di, si muzikant profesionit ai do t'i nënshtrohej të njëjtit presion suksesi si në profesionin e tij si teknik.
Ka njerëz që pasionin e tyre e kanë bërë profesion, por në një kohë kur papunësia po rritet dhe numri i ofertave zvogëlohet, këta persona gjithnjë e më shumë përbëjnë raste përjashtuese. Si psh. kabaretisti Stefan Rojsh. Për të nuk ka kufi mes kohës së lirë dhe punës.

"Nuk kam me të vërtetë një orar daljeje nga puna. Psh kur shikoj në mbrëmje lajmet apo diçka tjetër, kjo është për mua pak a shumë punë. Gjithmonë i dëgjoj lajmet me veshin e profesionit: Psh dëgjoj lajmet kur mund të ketë thënë Shrëder apo Merkel diçka të vlefshme për mua si kabaterist, ose dëgjoj diçka për radio."

Treditë punë intensive, pastaj pushim, gjë që nuk është e mundur për një punonjës administrate, -kjo është për Stefan Rojsh ndër gjërat e mira të profesionit të tij, sigurisht nëse ka oferta. Ai nuk ka një organizim tipik të kohës së lirë. Shkon herë pas here të bëj vrap, apo të luaj futboll, - kohën e tij të lirë Stefan Rojsh e merr si t'i vijë.

"Pra nuk është ashtu që unë të them, kjo apo ajo është për mua kohë e lirë dhe duhet të angazhohem ose ky aktivitet më jep energji, për mua është thjesht shplodhje lëvizja brenda kohës së lirë."

Që për shumë njerëz në Gjermani puna dhe koha e lirë nuk rrjedhin lirshëm tek njëra tjetra, është e ditur për Rojsh. Ai flet për presionin që kanë shumë njerëz për kohën pas pune dhe para pune:

"Shoqëria jonë nuk sëmuret nga ajo se ndan kohën e lirë nga puna, por nga ajo që të dyja kryhen me frikë, stres. Psh njerëzit shkojnë të bëjnë vrap për të mos u shëndoshur apo për të mos u plakur. Ata nuk bëjnë vrap se dëshirojnë të bëjnë vrap.
Puna është kështu, psh dikush punon nga e hëna deri të premten. Të shtunën ai ndodhet në presion kohe ose në presionin e dëfrimit. Më të rinj se unë punojnë deri të premten dhe shkojnë diskove gjithë natën të shtunë e të dielë. Baballarët duhet të ndërrmarin diçka me fëmijët e tyre dhe kjo bëhet vetëm të shtunën apo të dielën. Kjo do të thotë që kur koha është e keqe dhe je i detyruar te jesh në shtëpi, atëhere shumë ndjehen nën presion dhe nuk mund ti çlirojnë energjitë e tyre në lojëra spontane."

  • Data 16.08.2004
  • Autor Monika Hogen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5w
  • Data 16.08.2004
  • Autor Monika Hogen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5w