Maqedonia së shpejti në NATO? | Ballkani | DW | 24.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia së shpejti në NATO?

Zyrtarë të lartë të Maqedonisë kanë filluar një fushatë aktive për lobim me shtetet me ndikim ndërkombëtar, për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Shkupi

Shkupi

Pas marrjes së vlerësimeve pozitive për reformat e realizuara në armatën e Maqedonisë, Shkupi pret që në samitin e NATO-s në Riga të marrë ftesë për anëtarësim në NATO. Diplomatja e lartë e departamentit të shtetit për çështje evropiane, Rozmari di Karlo, në takimin me kryeministrin Gruevski, ka theksuar përkrahjen e Shteteve të bashkuara të Amerikës për Qeverinë e Maqedonisë në angazhimet e saja për anëtarësim në NATO.

Reformat në sferën ekonomike, gjyqësi, në luftën kundër korrupsionit do të kontribuojnë në masë të madhe për afrimin e Maqedonisë në NATO ka deklaruar Rozmari di Karlo. SHBA-të në samitin e NATO-s në Riga do të përkrahin idenë që në vitin 2008 shtetet e grupit të Adriatikut të marrin ftesë për anëtarësim në NATO.

Pas takimit të diplomates amerikane me presidentin, Branko Crvenkovski ky i fundit ka deklaruar: "Deklarata e presidentit Bush në takimin me kryeministrin kroat Ivo Sanader, është jashzakonisht pozitive si për Kroacinë, poashtu edhe për Maqedoninë. Deklarata e Bushit ka një domethenie të vlefshme sepse me të janë hequr dyshimet se a thua vallë do të ketë zgjerim të NATO-s. Jemi optimist se në samitin e Rigës, shtetet anëtare të grupit të Adriatikut së paku do të marrin ftesë për anëtarësim në NATO".

Edhe presidenti kroat, Stipe Mesiq, gjatë qëndrimit në Shkup ka nënvizuar të arriturat pozitive në reformat që i kanë bërë Kroacia, Maqedonia dhe Shqipëria në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

"Edhe pse periudha e konflikteve në rajonin e Ballkanit perëndimor i takon të së kaluarës dhe është bërë shumë për të tashmen, ardhmëria e këtij rajoni është në historinë e Evropës së bashkuar. Por të gjitha vendet e rajonit duhet edhe shumë çka për të bërë që këtë rajon ta shëndrojnë në një vend stabil, demokratik dhe prosperues," ka deklaruar presidenti kroat Stipe Mesiq.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i ka premtuar diplomates amerikane, Rozmari di Karlo, se Maqedonia edhe në të ardhmen do të jetë aleate në koalicionin global për luftë kundër terorizmit. Armata e Maqedonisë vazhdon të marrë pjesë në misionet paqësore në Irak, Afganistan dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ky aktivitet dhe përmbushja e standardeve të alenacës veriatlantike janë detyrat kryesore të Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, nënvizon kryeministri Nikolla Gruevski.

  • Data 24.10.2006
  • Autor F. Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbh
  • Data 24.10.2006
  • Autor F. Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arbh
Reklamë