Maqedonia nuk është gati për të filluar negociatat për anëtarësim në BE | Ballkani | DW | 27.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia nuk është gati për të filluar negociatat për anëtarësim në BE

Pjesëmarrja e dy zyrtarëve të partisë shqiptare në Maqedoni, BDI, në protestat e organizuara në Prishtinë nga organizata "Vetvendosja" ka ngjallur shqetësim ndër anëtarët e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian

Demostrata e vetvendosjes në Prishtinë, 10 shkurt 2007

Demostrata e "vetvendosjes" në Prishtinë, 10 shkurt 2007

Një gjendje jo shumë optimiste paraqiti para deputetëve të Parlamentit Europian, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian dhe njëkohësisht kryetar i delegacionit të Komisionit Europian në Maqedoni, Erwan Fouere. Sipas tij Maqedonia ende nuk është gati për të filluar negociatat e anëtarësimit të saj në BE.

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian, gjatë fjalës që mbajti para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, e vuri theksin kryesisht në rënien e ritmit të reformave, në bllokimin e punës së parlamentit vendas, si dhe në problemet e shumta legjislative, ekonomike, politike e të tjera që ende nuk janë zgjidhur përfundimisht.

Pasqyra e tij e zhvillimeve në Maqedoni pati parasysh edhe situatën në rajon, sidomos zhvillimet e fundit në Kosovë në prag të përcaktimit të statusit të saj. Me këtë rast Erwan Fouere i bëri thirrje Bashkimit Europian që të bënte ç’është e mundur që situata në Kosovë të mos shkapërderdhej edhe në Maqedoni. "Pjesëmarrja e dy anëtarëve me rëndësi të BDI në protestat e organizatës "Vetvendosja" në Prishtinë ngjalli po aq shqetësim dhe debate edhe ndërmjet europarlamentarëve që morën pjesë në këtë mbledhje," tha ai.

Sipas shumë europarlamentarëve, edhe pas nëshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, situata në Maqedoni mbetet e ngarkuar me shumë tensione nacionaliste, sa nga ana shqiptare, por po aq edhe maqedonase.

Edhe eurodeputetja kristiandemokrate gjermane, Doris Pack, u shpreh me shqetësim rreth gjendjes politike në Maqedoni. Duke iu referuar bojkotit të parlamentit maqedonas nga partia shqiptare BDI ajo vuri në dukje se "bojkoti është kthyer tashmë në një specialitet ballkanas. Kështu ka ngjarë më përpara në Shqipëri, në Serbi nga partia e Tadiçit dhe kështu po ngjet sot edhe në Maqedoni, - tha ajo.

Ndër të tjera Doris Pack ngriti edhe problemin e "Korridorit 8" si dhe të zgjidhjes së çështjes së kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës.

  • Data 27.02.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArY9
  • Data 27.02.2007
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArY9
Reklamë