1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedonia e Veriut

Reinhard Veser
18 Janar 2019

Protesta që një republikë pasardhëse e Jugosllavisë të mbajë emrin Maqedoni, nxorri në Greqi kaq shumë njerëz në rrugë sa edhe pakënaqësia për krizën e borxheve. Reinhard Veser i FAZ komenton:

https://p.dw.com/p/3BkZg
Griechenland Proteste Namensstreit mit Mazedonien
Fotografi: Getty Images/AFP/T. Bloudanis

Se çfarë motori i fuqishëm mund të jenë çështjet nacionale, këtë mund ta shohësh në juglindje të Evropës që prej të paktën tridhjetë vjetësh - në formën e luftërave të përgjakshme në Bosnjë-Hercegovinw dhe Kroaci dhe në formën e një farse në grindjen për emrin midis Greqisë dhe fqinjit të saj verior. Protesta kundër faktit që një republikë pasuese e Jugosllavisë donte të mbante emrin Maqedoni, ka nxjerrë në Greqi kaq shumë njerëz në rrugë sa edhe pëkanëqësia për vështirësitë e krizës së borxheve.

Në këtë çështje u shpërbë pak ditë më parë koalicioni i majtë-i djathtë,i cili qendroi i bashkuar në kohët më të vështira ekonomike; edhe pas fitimit të votimit të votëbesimit nga kryeministri Cipras është e paqartë, nëse parlamenti do ta aprovojë zgjidhjen e çështjes së emrit, sipas së cilës fqinji i vogël të paktën mund të quhet Maqedoni e veriut.

Nëse marrëveshja dështon, mund të dalë shumë shpejt në pah se sa pranë janë farsa me tragjedinë. Të dyja vendet do të përfshiheshin nga trazira të politikës së brendshme, të cilat mund të kenë pasoja në të gjithë rajonin. Shteti që tani quhet Maqedoni e Veriut, është një shtet i brishtë, në të cilin minoriteti shqiptar jeton në një balancë të lëkundur me shumicën e popullatës sllave, e cila nga ana e saj është thellësisht e përçarë midis mbështetësve të qeverisë së re dhe nacionalistëve, të cilët kanë qenë më parë për dhjetë vjet në pushtet.

Rruga më e sigurtë për stabilizimin e tij do të ishte anëtarësimi në NATO, një nga të paktat tema, për të cilën ka pajtim midis grupeve të mëdha të popullatës - por kjo është vetëm atëherë e mundur, po ta miratojë Greqia pranimin e vendit me emrin e ri.