Maqedonia dhe Shqipëria mbështesin planin e Ahtisarit | Ballkani | DW | 01.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedonia dhe Shqipëria mbështesin planin e Ahtisarit

Në takimin e homologëve të diplomacisë shqiptare dhe maqedonase ka dominuar edhe çështja e vizitës së paralajmëruar të presidentit Bush në Tiranë

Ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Milososki und Basha

Ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Milososki und Basha

Antarësimi i shteteve të grupit të Adriatikut në NATO, angazhimet për inkuadrim në BE dhe reflektimi i zgjidhjes së statusit final së Kosovës për rajonin kanë qënë çështjet për të cilat kanë biseduar ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Shqipërisë, Antonio Milloshoski dhe Lulëzim Basha. Në takimin e homologëve të diplomacisë shqiptare dhe maqedonase ka dominuar edhe çështja e vizitës së paralajmëruar të presidentit Bush në Tiranë.

Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë,Antonio Milloshoski ka rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin e Maqedonisë për përkrahjen e planit të Ahtisarit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Maqedonia dhe Shqipëria nuk mund të vendosin për zgjidhjen e statusit final të Kosovës, por si dy shtete fqinje dërgojnë një zë të përbashkët në qendrat vendim marrëse se kjo çëshjte së shpejti duhet të mbyllet.

“Dua të theksoj se statusi i Kosovës është zgjidhje më e mirë sesa status kuoja që ekziston tani. Prandaj përkrahim zgjidhjen sa më të shpejt të statusit të Kosovës, konkretish miratimin e një rezolute të re të Këshillit të sigurimit që do të reflektohej pozitivisht edhe në rajon.”-ka deklaruar ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Antonio Milloshoski.

Me një status të definuar të Kosovës dhe me një demokratizim të mirëfilltë të Sërbisë nuk do të fitojnë vetëm këto dy vende por i tëre rajoni sidomos në aspektin ekonomik, ka theksuar Milloshoski.

Ministri i punëve të jashtme i Shqipërisë Lulëzim Basha,ka vlerësuar konstruktivitetin pozitiv të Qeverisë të Maqedonisë përball çështjes së Kosovës. Shqipëria përkrah pa rezervë pavarësinë e Kosovës dhe njëherit apelon për zgjidhje sa më të shpejt të kësaj çështjeje sepse çdo prolongim do të reflektohej në sigurinë e rajonit.Shqipëria mbështet dinamikën diplomatike të NATO-s dhe BE-së për të mos lejuar destabilizimin e situatës në rajon, për të përforcuar paqën dhe stabilitetin si parakusht për integrimin euroatlantik të të gjitha vendeve të rajonit duke përfshirë këtu edhe Kosovën e pavarur dhe Serbinë demokratike, ka deklaruar Lulëzim Basha.

Vizita e presidentit Bush në Tiranë është historike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për aspiratat e Maqedonisë,Shqipërise dhe Kroacisë për anëtarësim në NATO. “Pritëshmërit tona janë një mbështetje e fuqishme për ambiciet tona për integrim në NATO në samitin e Bukureshtir”-ka deklaruar ministri Lulzim Basha.

Ministrat Milloshoski dhe Basha kanë inicuar edhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve ku prioritet do ti jepet koridorit 8 konkretisht projektit AMBO.Gjithashtu për qarkullim sa më të lirë të qytetarëve është ra dakor për hapjen e një vend kalimi të ri kufitar midis Shipërisë dhe Maqedonisë. Etniteti shqiptar në Maqedoni dhe ai maqedonas në Shqipëri janë urë lidhëse midis dy vendeve andaj kjo çështje është prioritet për Shqipërinë dhe Maqedonië, kanë vlerësuar ministrat Milloshoski dhe Basha.

Ministri Basha gjatë qëndrimit në Shkup është takuar edhe me kryeministrin Gruevski, presidentin Cërvenkovski dhe me liderët e partive shqiptare PDSH,BDI dhe PPD

  • Data 01.06.2007
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUq
  • Data 01.06.2007
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUq
Reklamë