Maqedoni: Pjesёmarje e ulёt - Referendumi i pavlefshёm | Ballkani | DW | 30.09.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedoni: Pjesёmarje e ulёt - Referendumi i pavlefshёm

Sipas KSHZ pjesёmarrja nё referendum ishte 34 pёrqind. Si rrjedhojё referendumi pёr tё ardhmen e Maqedonisё rezulton i pavlefshёm, pasi nё tё do tё duhej tё merrnin pjesё mё shumё se gjysma e 1.8 milionё zgjedhёsve.

Nё votim morёn pjesё 34 pёrqind e 1,8 milionё qytetarёve me tё drejtё vote, njoftoi Komisioni Shtetёror i Zgjedhjeve (KSHZ) gjysmё ore para mbylljes sё qendrave tё votimit. Pёr tё qenё i vlefshёm refendumi do tё duhej njё pjesёmarrje me mё shumё se gjysma e zgjedhёsve. Zgjedhёsit nё Maqedoni duhej t'i pёrgjigjeshin pyetjes, nёse e pranojnё marrёveshjen me Greqinё pёr emrin e ri tё vendit, qё nё tё ardhmen do duhej tё quhet Maqedonia e Veriut. Athina pёr gati tri dekada e ka bllokuar anëtarёsimin e Maqedonisё nё BE dhe nё NATO duke argumentuar, se ky vend nuk duhet tё mbaj tё njёjtin emёr si krahina veriore e Greqisё. Nёse referendumi do tё rezultonte i sukseshёm Maqedonia do tё mund tё bёhej anёtarja e 30 e NATO-s pati deklaruar SHBA. Nё BE Maqedonia ёshtё qysh nga viti 2005 kandidate pёr anëtarёsim dhe shpreson hapjen e negociatave. Edhe pse referendumi dёshtoi, parlamenti mund tё japё njё rrugёdalje nga kjo situatё. Pёrderisa referendumi nuk ishte i detyrueshёm, por vetёm „konsultativ", pёrfaqёsuesit e popullit nё parlament mund ta pranojnё marrёveshjen me Greqinё pёr ndryshimin e emrit me shumicёn e dy tё tretave.

Sё fundi vetёm 69 nga120 deputetё kanё votuar pёr marrёveshjen, ndёrkohё qё 80 ishte numri i nevojshёm i votave pro. Opozita e refuzon kategorikisht emrin e ri tё shtetit, sepse sipas tyre me kёtё hiqet dorё prej identitetit tё Maqedonisё.

vfb/dpa

 

Reklamë