1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maqedoni: Parlamenti shkarkon Prokurorin Publik

Fatos Musliu21 Shtator 2006

Deputetët e Parlamentit të Maqedonisë me shumicë votash në seancën e fundit kanë miratuar vendim për fillimin e iniciativës për shkarkimin nga posti të prokurorit shtetëror publik, Aleksandar Prçevski.

https://p.dw.com/p/ArcR
Parlamenti i Maqedonisë
Parlamenti i MaqedonisëFotografi: aptn

Përbërja e re parlamentare dhe qeveritare që nga fushata parazgjedhore kishte paralajmëruar ndërimin e prokurorit publik, meqë sipas tyre ai ishte “ushtar” partiak i socialdemokratëve, mbrojtës i oligarkisë në sferat të ndryshme të biznesit, joprofesionist dhe tepër tolerant ndaj krimit të organizuar. Këto ishin vetëm disa nga kritikat drejtuar në adresë të prokurorit publik shtetëror Alleksandar Prçevski.

“Prokurori duhet të mbajë përgjegjësi penale për mosndërgjegjen e tij. Duhet të përfundojë praktika në Maqedoni që funskionarë të lartë shtetërorë të mbajnë vetëm përgjegjësi morale. Ata duhet të dënohen për malverzime financiare që i bëjnë”- ka deklaruar Jagnulla Kunovska, deputete e socialdemokratëve të ri.

Deputetët e opozitës në debatin për ndërimin e prokurorit kanë vlerësua se ata e mbrojnë institucionin prokuror e jo personalitetin individual të Aleksandar Prçevski.

“Ndërimi i prokurorit publik që po bëhet nga deputetët e pozitës është demonstrim i forcës dhe nuk ka të bëjë as pak me parimet e demokracisë. Nëse nuk ka procedurë demokratike atëherë në sipërfaqe del mungesa e funskionimit të shtetit juridik”, ka deklaruar lideri i socialdemokratëve Vllado Buçkovski.

Në momentin kur deputetët kanë zhvilluar debate për ndërimin e prkurorit publik, i njëjti nuk ka qënë i ftuar që të merr pjesë në seancë.

“Është turp për garniturën qeveritare që nuk mu ka mundësuar të jem prezent në seancë dhe ti paraqes argumentet e mija. Nuk di pse shumica parlamentare ka frikë që të ballafaqohet me prokurorin publik”, ka deklaruar Aleksandar Përçevski, prokuror shtetëror publik.

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka paralajmëruar që pas konsulitimeve me ekspert juridik për ndryshime në Kushtetutë që të mundësohet që postin e prokurorit publik në Maqedoni ta ushtrojë ndonjë gjykatës ndërkombëtar, jo shtetas i Maqedonisë. Vetëm në këtë mënyrë sipas kryeministrit Gruevski, Maqedonia do të mund të përballet me sukses kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar.