Maqedoni: Me Deutsche Wellen më afër Europës | Ballkani | DW | 21.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedoni: Me Deutsche Wellen më afër Europës

Deutsche Welle dhe Radio Televizioni i Maqedonisë rrisin bashkëpunimin

Intendanti i Deutsche Welles, Erik Bettermann në Shkup

Intendanti i Deutsche Welles, Erik Bettermann në Shkup

"Së bashku në Evropë" është titulluar marrëveshja e nënshkruar në Shkup midis Deutsche Welles dhe Radio Televizionit të Maqedonisë. Marrëveshja ka të bëjë me transmetimin e programeve të servisit në gjuhën maqedonase të radios Deutsche Welle në frekuencat e radios shtetërore të Maqedonisë.

Pas firmosjes së marrëveshjes, intendanti i DW Erik Beterman është shprehur për një bashkëpunim më cilësor midis dy shtëpive informative sepse me këmbimin e radio programeve Gjermania dhe Maqedonia do të bëhen më afër njëra tjetrës."Kjo marrëveshje do të mundësojë ndërtimin e një ure lidhëse midis Gjermanisë dhe Maqedonisë çka do të lehtësojë informimin në dy shtetet tona, më mirë se deri tani. Motoja e DW është "Në zemër të Evropës", ndaj edhe ne do të mundësojmë që përmes valëve të emëtuara qytetarët të ndjehen më afër Evropës",- ka deklaruar intendanti i Deutsche Welle, Erik Beterman.

Për Drejtorin e Përgjithshëm të RTVM-së Boris Stavrov, bashkëpunimi midis DW-së dhe Radios shtetërore të Maqedonisë paraqet realizimin e një ëndërre të kahmotshme.

"Ekziston mundësia që gjatë intesifikimit të bashkëpunimit me DW-në , në të ardhmen të mundësohet edhe transmetimi i programeve të servisit në gjuhën shqipe të DW-së në Radion shtetërore te maqedonise",- thotë Boris Stavrov, Drejtor i Përgjithshëm i RTVM-së.

Beterman dhe Stavrov kanë shqyrtuar mundësine për organizimin e seminareve të përbashkëta përmes Akademisë së DW-së si dhe shkëmbimin e gazetarëve.

Sipas hulumtimit mediatik të realizuar në muajin mars të këtij viti, 71 përqind e qytetarëve të anketuar kanë njohuri për DW ndërsa 16 përqind të tyre janë dëgjues të regullt të programit të DW..

Në 6 muajt e ardhshëm në trafikun urban të Shkupit do të qarkullojnë autobuse që do të bartin llogon e DW-së.

  • Data 21.05.2007
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVM
  • Data 21.05.2007
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVM
Reklamë