Maqedoni: Marrëveshja me Greqinë në duart e deputetëve | Ballkani | DW | 01.10.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedoni: Marrëveshja me Greqinë në duart e deputetëve

Një ditë pas referendumit për të ardhmen e vendit në Mqedoni, partitë qeverisëse rezultatin e tij, pavarësisht pjesëmarrjes së ulët, e konsiderojnë si një votë pro për vazhdimin e rrugës së nisur drejt BE-së dhe NATO-s.

Nisur nga fakti që refrendumi kishte karakter konsulativ dhe rezultati ishte 91 pozitiv për pranimin e Marrëveshjes së Prespës, tani është parlamenti ai që duhet të vendosë përfundimisht për këtë proces. Në rast se në parlament nuk arrihet shumica e nevojshme e dy të tretave vendi do të ndodhet para zgjedhjeve të reja.

Qytetarët, të cilët mbrëmë dolën në referendum dhe i dhanë përkrahje integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO përmes marëveshjes së Prespës, i japin legjitimet të plotë instuticioneve që të vazhdojnë me realizimin e detyrimeve që dalin nga Marveshja e Prespës. Kuvendi qysh sot e mer për obligim procesin e përgjitshëm ndërsa vendimet duhet të jenë mbipartiake, në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Këtë porosi e dërguan zëvendëskryeministrat e Maqedonisë Radmilla Sheqerinska dhe Bujar Osmani.
"Kishim referendum konsultativ si instrument për përcaktimin e vullnetit politik të qytetarëve. Ky instrument reflektohet përmes numrit të votave që janë fituar nga votuesit - 661 mijë vota prej të cilave 606 mijë janë vota "Për” dhe ky numër i jep legjitimitet të plotë institucionve që ato të vazhdojnë me realizimin e detyrimeve nga Marrëveshja e Prespës. Kemi legjimitet të plotë të institucioneve që këtë marrëveshje të vazhdojnë ta zbatojnë”- ka deklaruar zëvendëskryeministri për çështje europiane Bujar OSmani.
Sipas tij çështja e censusit nuk është e lidhur me pyetjen e referendumit. Gjithnjë sipas Osmanit, Maqedonia edhe më parë ka pasur probleme me censusin duke theksuar, se zgjedhjet presidenciale kur presidenti i shtetit është zgjedhur edhe nën censusin e 40 %.
 

Sheqerinska: Të lihen anash interesat partiake

Me shprehjen e vullnetit me shumicë për Maqedoninë evropiane nga ana e qytetarëve, deputetët ekKuvendit nuk kanë opcion tjetër përveë që t'i respektojnë votat e shumicës me qëllim që shteti ta përshpejtojë antarsimin në NATO dhe BE, ka vlerësuar ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.
Sipas saj të gjitha partitë poltike duhet të bashkohen dhe të punojnë për këtë çështje të përbashkët. Ajo theksoi në këtë kontekst, se është tejet e rëndësishme që të lihen anash interesat individuale dhe partiake dhe të gjithë të fokusohen në interesin e përbshkët të çdo qytetari të Maqedonisë.
"Kjo është koha kur Maqedonisë i nevojitet bashkimi. Nga njëra anë është Maqedonia në BE dhe NATO, dhe nga ana tjetër izolimi dhe pasiguria e vendit”, ka thënë Sheqerinska duke theksuar edhe një herë mundësinë se si opcion rezervë mbetet organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlametare.
Ajo ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të duhet të mbahet takime intensive të të gjithë faktorëve politik me qëllim që të bëhet vlerësimi se a ekziston mundësia për të siguruar shumicën nga 2/3 e votave në kuvend që janë të nevojshme për të kaluar ndryshimet Kushtetuese. "Presim të organizohen takime të veçanta me faktorë të ndryshëm politik, sepse kuvendi tani duhet ta materializojë vendimin, pres që deputetët haptas të tregojnë se a dëshirojnë që Maqedonia të jetë në një tryezë me anëtarët e NATO-s dhe BE-s. Secili deputet këtë vendim duhet ta sjell gjatë ditëve të ardhëshme. Ky nuk do të jetë vendim i partisë, por vendim personal nga i cili marret ardhmëria e gjeneratave të reja”, deklaron Sheqerinska.
Zëvendeskryeministrat Osmani dhe Sheqerinska janë optimist se deputetët do ta pranojnë porosinë nga referendumi dhe do ta marrin përgjegjësinë në duart e veta që ta bëjnë Maqedoninë vend më të mirë për të jetuar. Në një të ardhme të afërt këtë shans Maqedonia nuk do ta ketë më, nënvizojnë Sheqerinska dhe Osmani.

Zaev: Nëse nuk arijmë marrëveshje shkojmë në zgjedhje parlamentare

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka ripërsëritur qëndrimin, se pas sublimimit të të gjitha analizave dhe planeve së shpejti do të fillojnë bisedime me partitë politike veçmas me partinë më të madhe opozitare maqedonase. Sipas tij ekziston kapacitet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme që janë opsioni i fundit nëse nuk arrihet marrëveshje. "Kuptohet që ka kapacitet për zgjidhje. Ligji dhe Kushtetuta i parashohin hapat e ardhshëm. Por, shpresoj se do të arrijmë sukses të dakordohemi. Proceset nuk mund të ngrihen dhe të qëndrojnë në vend, punët patjetër të lëvizin përpara”, ka thënë kryeministri Zaev.

Nëse nuk arrihet marrëveshje dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme, sipas Zaevit, zgjedhjet do të organizohen deri në fund të nëntorit.