Maqedoni: Kuvendi i heq imunitetin Gruevskit | Ballkani | DW | 28.11.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Maqedoni: Kuvendi i heq imunitetin Gruevskit

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë i votaun për heqjen e imunitetit të deputetit ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari.

Me me 62 vota "pro”, në mungesë të  partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së, Kuvendi e pranoi rekomandimin e Komisionit për Çështje të Rregullores, Imunitetit dhe Mandatit për marrjen e imunitetit të Nikolla Gruevskit me kërkesë të gjykatës për shkak të caktimit të masës së paraburgimit për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Heqja e imunitetit të Gruevskit pason pas kërkesës së gjykatës për masën e arrestit për lëndët e PSP, "Trajektorja”, "TNT”, Titanik” dhe "Dhuna në Qendër”,  për të cilat ai është i akuzuar dhe do të gjykohet në mungesë. Edhe pse i është hequr imuniteti, ish-kryeministri dhe kryetari i nderit i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski edhe më tej ka mandatin e deputetit. Pas kalimit të gjashtë muajve të mungesave pa arsye të Gruevskit në Kuvend, çështja e tij sërish do të vendoset në rend dite, ku pritet heqja e mandatit të tij si deputet.

Zhernovski: PE me rezolutë do të kërkojë ekstradimin e Gruevskit

Në vigjilje të debatit të Parlamentit Europian (PE) mbi rezolutën për Maqedoninë pritet që eurodeputetët të kërkojnë ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Andrej Zhernovski në prag të këtij votimi ka realizuar takime me disa eurodeputetë. Sipas tij pritjet  janë që amandamenti, përmes të cilin kërkohet ekstradim i ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski nga Hungaria, të mbështetet nga shumica e eurodeputetëve,  sidmos nga socialdemokratët. Ai madje ka thënë se arratisja e ish-kryeministrit do të përfshihet në raportin e PE-së për Maqedoninë. " Me rëndësi është  se e ndjejnë nevojën  e futjes së arratisjes së Gruevskit në raportin e PE-së”, ka thënë Zhernovski.

Përkrahje të amandamentit për ekstradim të Gruevskit  pritet të ketë edhe nga grupi  i eurodeputetëve të Knut Flekeinstein, i cili ka siguruar vota edhe nga Partia Popullore Evropiane, gjithësesi pa eurodeputetët hungarez. Ai madje ka thënë se ky institucion do të hapë debat më të gjërë për rastin e Gruevskit.

"Bëhet fjalë për ndërtim të sundimit të së drejtës, dhe ky nuk është gabim i vogël. Ai është arratisur në një vend që është anëtar i BE-së. Kjo është në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe ne nuk do të lejojmë që vendet anëtare të BE-së të sabotojnë me sundimin e së drejtës”,  ka thënë Flekenshtein.

Fillojnë protestat e VMRO-DPMNE-së

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski ka thënë se partia e tijë do ta fillojë revolucionin kundër dëshpërimit kombëtar. Ky term sipas liderit të opozitës nënkupton dhënien fund të dëshpërimit, problemeve dhe përndjekjeve politike, që sipas tij, po i bën Qeveria e Zoran Zaevit. Mickoski fton qytetarët që t'i bashkohen protestës me qëllim që t'i ndalin rrugën e gabuar kryeministrit Zaev.

"Praktikisht do ta shpallim revolucionin tonë kombëtar, ekonomik dhe arsimor. Pra gjithçka që i preokupon qytetarët. Këtë do ta vazhdojmë në periudhën që vazhdon, jo vetëm në Shkup por në të gjitha qytetet. Kjo është një lloj beteje, të cilën VMRO-ja dëshiron ta manifestojë akumulimin e të gjithë pakënaqësisë së qytetarëve”, ka deklaruar Hristijan Mickoski kryetar i VMRO-DPMNE-së. Protesta e VMRO-DPMNE-së  vjen në virgjilje të një vjetorit të arrestimeve për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski vazhdon të besojë se grupi parlamentar është i konsoliduar dhe se numri i deputetëve që do të mbështesin ndryshime kushtetuese nuk do të rritet. Ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit kanë hyrë në fazën e fundit, por ato nuk do të mund miratohen pa dy të tretat e votave në Kuvend, ashtu si u veprua edhe në fazën e parë  të propozimit të Qeverisë për amendamentet kushtetuese. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev beson se edhe në votimin final ndryshimet do të miratohen me mbështetjen e më shumë se dy të tretat e votave në Kuvend. Deklarata e kryeministrit vjen pas njoftimeve mbi tërheqjen e mundshme të së paku 8 deputetëve të përjashtuar të VMRO-DPMNE-së që kanë formuar grupin e deputetëve të pavarur.

 

Reklamë