1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ai i duhet Sarrazin-it efekti i shock-ut?

29 Maj 2012

Një libër bëri bujë javën e kaluar përpara se të botohej: Libri i Thilo Sarrazin-it "Evropës nuk i duhet euroja". Këto teza nuk janë të reja, megjithatë për librin dhe autorin flitet pa pushim. Si është e mundur kjo?

https://p.dw.com/p/153bl
Fotografi: dapd

Ëndrra e çdo autori u bë sërish realitet për Thilo Sarrazinin: Prej porosive libri i tij u kthye në bestseller ende pa nisur shitja në treg këtë javë. Ekspertë të spikatur si Peer Steinbrück, ish-ministër i Financave, iu kushtuan veprës në emisione televizive. Dhe në ditën e orezantimit të librit (22.05.2012) autori nuk mund të ankohej për mungesë interesi nga media. Kjo është e habitshme për faktin se tezat e librit nuk janë të reja.

Sipas Sarrazin-it, euroja nuk ka sjellë dobi për tregun e përbashkët evropian. Ai kritikon faktin që euroja u fut në qarkullim pa njësimin e politikës financiare evropiane dhe që në eurozonë u pranuan vende, të cilat nuk i plotësonin premisat ekonomike. Sarrazin-i i këshillon grekët të dalin nga monedha e përbashkët, premtimet gjermane për kredi Greqisë ai i sheh si biletë falas për të bërë edhe më shumë borxhe. Deklaratën e kancelares se me euron dështon Evropa, ai e konsideron me motiv politik dhe të gabuar.

Të dielën (22.05.12) diskutuan Peer Steinbrück, Günther Jauch dhe Thilo Sarrazin.
Të dielën (22.05.12) diskutuan Peer Steinbrück, Günther Jauch dhe Thilo Sarrazin.Fotografi: picture-alliance/dpa

Thyerje tabuje si strategji marketingu

Pastaj, ka edhe pjesë teksti të cilat bëjnë që të vlojnë ndjenjat: Premtimet gjermane për kredi dhe gatishmëria e disa politikanëve të koalicionit për t'i kolektivizuar me anë të obligacioneve shtetërore evropiane huat e vendeve të veanta janë (sipas tij) për t'u arsyetuar me një refleks pendese për holocaust-in dhe Luftën e Dytë Botërore. Gjithashtu bëhet fjalë për një "mendësi jugore", e cila bëhet përgjegjëse për bërje ekonomie josolide. Janë pikërisht këto pjesë teksti që e bëjnë autorin yll të mediës.

  "Ne përmbytemi prej informacioneve", thotë këshilltari i mediës Michael Gestmann, i cili merret si këshilltar në public relations me dukruinë mediatike Sarrazin. "Një strategji efikase, për të spikatur brendapërbrenda masës dhe për të zgjuar vëmenbdje, është thyerja e qëllimshme e tabusë, ka e zemëron publikun", shpjegon Gestmann. Tema të ndjeshme, të cilat si holocaust-i ngjallin emocione të mëdha, janë veçanërisht të përshtatshme, thotë doktori i psikologjisë për mediën. Veç kësaj Sarrazin-i polarizon fort, i përmbledh çështje të ndërlikuara në thënie që kuptohen lehtë dhe u drejtohet frikërave e paragjykimeve, shton Gestmann. Derisa disa indinjohen, të tjerët ndihen të detyruar që ta mbrojnë (Sarrazin-in), e kësisoj për të vazhdon të flitet, shpjegon eksperti.

Michael Gestmann
Michael GestmannFotografi: privat

Sarrazin-i si ekspert polemizues

Por vetëm përmbajtja që shkakton mosmarrëveshje publike nuk mjafton, mendon Richard Schütze, shef i zyrës këshilldhënëse berlineze për politikë dhe komunikacion, e cila mban të njëjtin emër. "Duhet një autor, i cili transporton mesazhin dhe ka një kompetencë të veçantë. Si senator i financave i Berlinit, si anëtar i kryesisë së Bankës Federale Gjermane dhe përmes publikimeve të mëparshme si ekspert ekonomik Thilo Sarrazin ka bërë emër." - thotë Schütze. Prezantimin fakteve që janë të dëshmueshme dhe që ekspertët e fushës i miraton (Sarrazin-i) e kombinon më pas me bindje dhe provokime (të cilat së shpejti ai ka për t'i marrë mbrapsht siç bëri edhe me fjalitë e diskutueshme të librit "Gjermania asgjëson vetveten", thotë Schütze.

Richard Schütze
Richard SchützeFotografi: privat

Autor: Christina Ruta / Elert Ajazaj

Redaktoi: