Magjia mbaroi! | FOKUS | DW | 05.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Magjia mbaroi!

Shtojber braktis Berlinin dhe kthehet në atdheun bavarez ku dëshiron të mbetet kryeministër. Por atje askush nuk është i mrekulluar nga kthimi i tij

Kryetari i CSU-së, Edmund Stoiber

Kryetari i CSU-së, Edmund Stoiber

Mund të thuhet se është për të qeshur: Franc Myntefering jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë socialdemokrate dhe pak më mbrapa edhe Edmund Shtojber braktis bisedimet. Pa Myntefering ai nuk dëshiron të jetë më ministër i ekonomisë në koalicionin e madh. Por kjo ishte vetëm deklarata zyrtare pasi Myntefering ka shumë mundësi të bëhet ministër. Pra Shtojber braktis Berlinin dhe kthehet në atdheun bavarez ku dëshiron të mbetet kryeministër. Por atje askush nuk është i mrekulluar nga kthimi i tij.

Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në partinë kristiansociale gjermane, CSU. Kritikë ndaj kryetarit të partisë: në partinë bavareze në pushtet një gjë e tillë ishte konsideruar deri tani si "ofendim i madhërisë". Por mirësjelljes diskrete i ka ardhur fundi. Për kursin zigzag të kryetarit Shtojber nuk ka mirëkuptim. Edhe vetë kryetari i përmbajtur i fraksionit parlamentar Joachim Hermann pranon se pozicioni i Shtojberit është dëmtuar:"Lëvizjet para e prapa të javës së shkuar kanë irrituar shumë nga bashkëqytetarët tanë, disa janë madje të zemëruar."
Deputeti Sebastian fon Rotenhan shkon më tej. Ai flet për një grumbull xhamash të thyer për të cilat sipas tij është fajtor Shtojber:"Nëse një sipërmarrës e drejton firmën e tij siç ka bërë zoti Shtojber gjashtë muajt e fundit ndërmarrja e tij do të kishte falimentuar. Unë e shoh CSU-në në një krizë të rëndë."
Të mashtruar ndihen para së gjithash ministri bavarez i rendit Gynter Bekshtajn dhe shefi i kabinetit të kancelarit Ervin Huber. Të dy kishin kandiduar për të pasuar Shtojberin në detyrë dhe javët e shkuara kishin konkurruar ashpër për postin e kryeministrit. Veçanërisht Bekshtajn e ka të vështirë ta fshehë zhgënjimin e tij:
"Unë e pranoj se me dëshirë do të kisha marrë dhe ushtruar detyrën e kryeministrit. Unë pranoj gjithashtu se ka patur disa irritime por mendoj se nuk kam qenë shkaku i vërtetë por më shumë personi i prekur i tyre ."

Edmund Shtojber si shkaku i irritimeve! CSU kërkon tani prej tij të paktën një ndryshim të stilit të politikës. Punë në skuadër në vend të lirive prej hokatari, kjo është kredoja e re. Shtojber nuk ka shumë për të thënë në mbrojtje të tij dhe provon ta zbusë situatën:
"Me siguri për shumë shokë të partisë dhe për bazën e gjitha kjo është e vështirë të kuptohet. Për këtë nuk ka dyshim. Kjo edhe për faktin se është e vështirë të shpjegohen me hollësi të gjitha arsyet."
Vëzhguesit në tërheqjen e Shtojberit shohin një strategji politike. Ai nuk pranoi të lidhej me koalicionin e madh pasi do t'i duhej të ndante përgjegjësinë e përbashkët për politikën e Berlinit. Si kryetar i qeverisë në Bavari ai mund të ndjekë një kurs të qartë opozitar kundër qeverisë federale dhe kundër Angela Merkelit.
Por ky plan duket se ka dështuar pasi karrigia e Shtojberit po minohet nga vetë CSU. Sebastian fon Rotenhan thotë: "Unë nuk e kuptoj se si mund të vazhdohet pë kohë të gjatë kështu. Pra javët dhe muajt e ardhshëm duhet të mbahen diskutime serioze nga të cilat të dalin edhe rezultate që në zgjedhjet e ardhshme për parlamentin e landit të paraqitemi me një kandidat të ri."
Heqja dorë nga posti ministerial në Berlin mund të jetë për Shtojberin fillimi i fundit të karrierës së tij politike.

  • Data 05.11.2005
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhv
  • Data 05.11.2005
  • Autor Monika Dittrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhv