1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Macroni parashtron vizionin e tij për të ardhmen e Evropës

11 Prill 2023

Presidenti francez Emmanuel Macron mban një fjalim për Evropën, pasi ai u përball me zemërim për komentet e tij të fundit për Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

https://p.dw.com/p/4PukO
Netherlands Frankreich Emmanuel Macron
Fotografi: Peter Dejong/AP/picture alliance

Presidenti francez Emmanuel Macron mban një fjalim mbi sovranitetin evropian në siguri dhe ekonomi në Institutin Hollandez Nexus në Hagë të martën (11.04.).

Gjatë fundjavës, Macron bëri bujë me komentet e tij për Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe Tajvanin.

"Pyetja që duhet t'i përgjigjemi, si evropianë, është: A kemi interes të përshpejtojmë [një krizë] në Tajvan? Jo," tha Macron për Les Echos dhe Politico.

Emmanuel Macron dhe Mbreti i Holandes Willem-Alexander
Fotografi: Peter Dejong/AP/picture alliance

"Gjëja më e keqe do të ishte të mendosh se ne evropianët duhet të bëhemi ndjekës në këtë temë dhe të frymëzohemi nga axhenda amerikane dhe një reagim i tepruar nga Kina.

Politikanët në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Kinë kritikuan komentet e tij, por Shtëpia e Bardhë tha të hënën se ishte "e sigurtë" në marrëdhëniet me Francën, pavarësisht komenteve të Macron-it.

Përballë reagimit të fortë ndaj komenteve të Emmanuel Macron mbi politikën evropiane ndaj Kinës, Pallati Elysée u ndje i detyruar të bënte një sqarim: Presidenti francez thjesht përsëriti qëndrimet e tij mbi sovranitetin e BE-së, tha një zëdhënëse. Për më tepër, është e qartë se "Shtetet e Bashkuara janë aleatët tanë, ne ndajmë vlera të përbashkëta". Nga ana tjetër, Kina është në të njëjtën kohë "një partner, një konkurrent dhe një rival strategjik".

Vizioni i Macron-it për sovranitetin evropian

Në fillim të fjalës së Macronit, demonstruesit e ndërprenë ate, por ata i evakuuan nga dhoma dhe ai vazhdoi fjalimin e tij.

Macroni foli në anglisht dhe theksoi "sovranitetin evropian" në çështjet e sigurisë dhe ekonomisë.

Niederlande Amsterdam | Besuch von Frankreichs Präsident Emmanuel Macron
Fotografi: Ludovic Marin/AFP

Kjo vizitë është pjesë e vizitës së parë zyrtare shtetërore të një presidenti francez në Holandë në më shumë se njëzet vjet.

Macroni dhe gruaja e tij Brigitte u mirëpritën nga mbreti holandez Willem-Alexander dhe mbretëresha Maxima.

Anëtarët e familjes mbretërore do të presin Macronin për një darkë shtetërore pas fjalimit të tij.

Ai kishte planifikuar gjithashtu të vizitonte ekspozitën popullore Johannes Vermeer në Rijksmuseum në Amsterdam dhe të takonte kryeministrin Mark Rutte në një skaf në një kanal.

Vizita përkon gjithashtu me trazirat dhe grevat e përhapura në Francë, pasi Macroni e imponoi moshën e daljes në pension në Francë nga 62 në 64 me dekret, nga frika se do të refuzohej nga Asambleja Nacionale.

aud/lo (AFP, dpa, Reuters)