Macron kërkon të ndalë protestat duke ulur taksat | Evropa | DW | 26.04.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Macron kërkon të ndalë protestat duke ulur taksat

Atmosfera në Francë vazhdon të jetë e nxehtë. Pas debateve qytetare që zgjatën me muaj, presidenti Emmanuel Macron, tregon planet për zgjidhjen e problemeve në të mirë të gjithë francezëve.

Macron foli për planet për uljen e taksave. Kjo ka të bëjë me lehtësimin e "atyre që punojnë", tha Macron në Paris. Po ashtu ai sugjeroi kthimin e mundshëm të taksave mbi pasurinë, të cilën qeveria e tij e pati hequr. 41 vjeçari tha në Pallatin Elysée, se masat që po merren do të kontrollohen vitin e ardhshëm.
 

Më shumë zëra nga populli

Macron tregoi për planet e zhvillimit të referendumit të lehtë me qytetarët, si pasojë tjetër e protestave të "Jelekverdhëve" dhe sondazhit dymujorësh që pasoi. Por ai nuk pranoi zhvillimin e referendumit të detyrueshëm sipas modelit zviceran, siç patën kërkuar "Jelekverdhët", sepse kjo "ve në pikëpyete demokracinë reprezentative". Sipas tij, kjo nuk është rruga e duhur. Macron theksoi se ai do i qëndrojë besnik kursit reformues, duke patur parasysh partnerët në BE, në Berlin dhe në Bruksel."Unë besoj se transformimi i vendit tonë nuk duhet ndaluar," tha ai dhe e quajti këtë "të palejueshme".

Po ashtu Macron nënvizoi se do vazhdojë reformat e bllokuara të sigurimeve për të papunët dhe sistemit të pensioneve. "Në Francë punohet shumë më pak se në vendet e tjera fqinje," tha Macron duke shtuar se për këtë duhet zhvilluar një debat.

Frankreich Paris | Präsident Emmanuel Macron - Antwort auf Gelbwesten-Proteste (Reuters/P. Wojazer)

Presidenti francez Emmanuel Macron tregon planet reformuese

President i të pasurve?

Lëvizjes së protestave Macroni i dha të drejtë, sepse ka "kërkesa të justifikueshme". Në Francë ekziston një ndenjë e përhapur e "lënies pas dore" dhe "padrejtësisë", tha presidenti. Për gjëra të caktuara edhe ai vetë ka vepruar "ashpër, nganjëherë pa të drejtë", pranoi Macron dhe shtoi se: "Më vjen keq për këtë". Lëvizja e protestës e akuzon atë të jetë "President i të pasurve".

Që në muajin dhjetor Macron pati njoftuar një paketë masash që kapin shifrën e dhjetë miliardë eurove, për të zbutur "Jelekverdhët". Ai parashikoi ndër të tjera rritjen e pagës minimale dhe lehtësime për pensionistët.

Frankreich 23. Gelbwesten Protesttag in Paris (Getty Images/AFP/Z. Abdelkafi)

Protesta e 23-të në Paris, 20 prill 2019

Mbyllja e shkollës elitare ENA

Edhe me diçka tjetër iu desh Macronit të merret. Ai foli për mbylljen e shkollës elitare Ecole Nationale d'Administration (ENA), e cila arsimon prej dekadash figurat që dominojnë politikën dhe administratën franceze. Ai do që të hapë qendra publike për shtresat e gjera të popullsisë.

Në vend të zemërimit zgjidhje

Nga mesi i janarit deri në mes të marsit Macron zhvilloi në gjithë vendin debate qytetare "për të transformuar zemërimin në zgjidhje të problemeve", siç tha ai. Në këto diskutime lokale si dhe në internet morën pjesë 1,5 milionë francezë.

"Jelekverdhët" vazhdojnë të protestojnë në rrugë që nga mesi i nëntorit. Për ditën e shtunë janë njoftuar protesta të reja. Lëvizja kërkon dorëheqjen e Macronit, i cili e mban postin prej gati dy vitesh. Fjalimi i presidentit francez drejtuar popullit, u shty me një javë për shkak të zjarrit të madh që ra në Katedralen e Parisit, Notre- Dame.