1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Maaßen:Degradimi dhe shpërblimi i shefit të shërbimit sekret

Thomas Latschan
19 Shtator 2018

Presidenti i kontestuar i Zyrës Federale për Mbrojtjen Kushtetuese shkarkohet nga posti i tij. Por njëkohësisht ai u emërua në një post më të rëndësishëm!

https://p.dw.com/p/359Cr
Der Druck auf Hans-Georg Maassen, Präsident des deutschen Verfassungsschutzes wächst
Fotografi: Getty Images/M. Tantussi

Epoka e Hans-Georg Maaßen në Zyrën Federale për Mbrojtjen Kushtetuese përfundoi. Kjo u bë e ditur pas takimit të kancelares Merkel me ministrin e Brendshëm Horst Seehofer (CSU) dhe shefen e grupit parlamentar të SPD Andrea Nahles (18.09) në Berlin. Vendimi u mor pas deklaratave Maaßen-it për protestat me tone ksenofobie në Chemnitz, që ngjallën kritika të shumta.

Maaßen me profesion jurist në intervistë për gazetën "Bild"  ka shprehur dyshime, se gjatë demonstratave të dhunshme në Chemnitz ka pasur përndjekje të të huajve. Kjo deklaratë e tij ishte në kundërshtim me deklaratat e vet kancelares Angela Merkel. Vëzhguesit e kanë klasifikuar këtë deklaratë si një sulm të fshehtë ndaj kancelares Merkel. Kjo përshtypje është forcuar pas mbrojtjes publike të shefit të shërbimit sekret prej ministrit të Brendshëm Seehofer, i cili muajt e fundit ka pasur disa përplasje serioze me kancelaren.

Deklaratat e Maaßen nuk përputheshin as me disa video, të cilat kanë qarkulluar në rrjetet sociale, lidhur me zhvillimet në Chemnitz.

Maaßen nuk kishte dëshmi

Maaßen me deklaratat e tij nxiti një debat të gjërë lidhur me gjendjen në Chemnitz, ku ka pasur sulme ndaj të huajve. Demonstruesit kanë hedhur parulla naziste dhe kanë përdorur përshëndetje nga koha e Hitlerit. E gjitha kjo është dënuar nga të gjitha partitë demokratike. Maaßen nuk kishte dëshmi për pohimet e tij. Ndaj u krijua bindja se ai është duke mbështetur agjendën e Seehoferit kundër kancelares Merkel. Kritika ndaj Entit për Mbrojtjen Kushtetues ka që nga koha kur janë bërë publike krimet e grupit neonazist NSU, në vitin 2012.

Maaßen ende i ri për të dalë në pension

Në moshën vetëm 55-vjeç, Maaßen nuk mund të nxirrej në pension. Ndaj vendimi i krerëve të qeverisë që ai të emërohet si ministër shteti në Ministrinë e Brendshme, që do të thotë se ka shënuar një hap më lart në karrierë, ka shkaktuar kritika të shumta në qarqet opozitare. Shefi i majtistëve Bernd Riexinger tha se është shpërblyer "ai që është shndërruar në një ndihmës të nazistëve dhe populistëve të djathtë", vetëm për të ruajtur koalicionin qeveritar.

Kritika të ashpra ka pasur edhe nga partia ekologjiste dhe ajo liberale. Ndërsa shefi i Alternativës për Gjermani, AfD, Alexander Gauland tha, se ky "është një sakrifikim për të ruajtur koalicionin me bazë të gjerë". Por ai foli me fjalë të mira për Maaßenin, duke thënë se i ka "shërbyer me besnikëri" vendit të tij.

Se kush do ta pasojë atë në Zyrën Federale për Mbrojtjen Kushtetuese nuk dihet ende. Vendimi do të merret këtë javë. Ndër kandidatët kryesor konsiderohet sekretari i shtetit në ministrinë e Brendshme, Hans-Georg Engelke. Formalisht për të ky ndryshim do të ishte kjo një ulje në detyrë, por ky post konsiderohet shumë i rëndësishëm pas zhvillimeve të fundit.