1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ma Jing Zhu fiton zgjedhjet në Tajvan

Peter Kujath22 Mars 2008

Zgjedhjet presidenciale në Tajvan i fitoi kandidati i opozitës, Ma Jing-Zhu. Përfaqësuesi i Partisë Kombëtare Popullore arriti të merrte 58 për qind të votave.

https://p.dw.com/p/DSy8
Ma Jing Zhu mbas fitoresFotografi: AP
Para rezidencës së përkohshme të Kuomingtangut, në afërsi të pallatit presidencial, mbretëron një atmoferë festive. Njerëzit po festojnë presidentn e ri të vendit: Ma Jing Zhu. Komisioni shtetëror zgjedhor pat bërë të njohur rezultatin përfundimtar: 58,45 për qind e votave kanë shkuar në favor të Ma Jing Zhu, ndërsa rivali DPP-së, Frank Hsieh, ka marrë vetëm 41,55 përqind. Pjesëmarrja në zgjedhje me 76 për qind ishte pak më e ulët se para katër vjetëve. Në konferencën e parë të shtypit si president i ardhshëm i Tajvanit Ma do të thoshte: “Fundi i zgjedhjeve është fillimi i përgjegjësisë sonë edhe fillimi para një kthese. Vetëm ky ndryshim do t'i japë një shpresë për popullin tonë."

Në fushatën zgjedhore Ma ishte përqendruar para së gjithash tek tema ekonomike. Me projekte të mëdha shtetërore ai planifikon të joshë investitorët dhe të arrijë brenda tetë vjetëve një rritje të ekonomisë prej afro 6 përqind, një përqindje papunësie nën tre për qindsh dhe t'i rrisë të ardhurat mesatare për kokë në 30 mijë dollarë amerikanë në vit.

Përveç kësaj, Ma ka lënë të hapur mundësinë e bashkimit të tregut me Republikën Popullore të Kinës. Një ide, e cila nga ana e DPP-së është interpretuar si shitja përfundimtare e Tajvanit. Por ekonomia pati prioritet, Frank Hsieh u detyrua të pranonte humbjen: “Ne e pranojmë këtë humbje dhe nuk duam më luftë. U qetësoftë shoqëria jonë nga plagët që mori gjatë kësaj fushate. Vetëm kështu, popullsia jonë dikur do të jetojë e rrethuar nga dashuria dhe mirëbesimi", tha ai.

Me Ma Jing Zhunë, për herë të parë mbas tetë vjetësh do të hyjë në Kuoimntang, pallatin presidencial, një parti e cila në programin e saj si synim të largët ka të shkruar bashkimin me Kinën kontinentale, me kusht që kjo të jetë demokratike.