Mënyra e vetme për të luftuar terrorizmin- lufta kundër varfërisë | Bota | DW | 14.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mënyra e vetme për të luftuar terrorizmin- lufta kundër varfërisë

Deri në fund të vitit, Komisioni Evropian do të hartojë një strategji të përbashkët me ministritë e zhvillimit të vendeve të BE-së. Qëllimi është përmbushja e objektivave të mijëvjeçarit. Një bashkëpunim i koordinuar do të marrë më tepër në konsideratë të shteteve afrikane. Komisari përgjegjës, Louis Michel paraqiti në Bruksel projektin përkatës. Ai shprehet, se do të ketë refuzime nga disa anëtarë të BE-së. Megjithatë ai do t'ja paraqesë strategjinë e tij Këshillit ministerial në fund të 2005

Fëmijë jetimë në Tanzani gjejnë mbështetje në qendrën Kuluana

Fëmijë jetimë në Tanzani gjejnë mbështetje në qendrën Kuluana


Do të ishte hera e parë në 50-vjet që Bashkimi Evropian do të dilte me një strategji të përbashkët për politikën e zhvillimit. Kështu shprehet Komisari i Bashkimit evropian për politikën e zhvillimit, Louis Michel. Synimi final i kësaj strategjie është luftimi i varfërisë. Vend të rëndësishëm do të zërë bashkëpunimi me Afrikën, prej jugut të Saharasë: "Qëllimi ynë është që të përpilojmë një strategji të përbashkët për zhvillimin. Mbi këtë temë ekzistojnë kontroverse të ndryshme. Ne kemi rreth 26 plane që kanë rretj 26 procedura të ndryshme."

Të 25 shtetet anëtare të Bashkimit evropian dhe Komisioni në Bruksel ndjekin, sipas Michel, qëllime dhe pikërëndesa të ndryshme.
Madje luan ende rol fakti që ish vendet koloniale ndjekin me interes më shumë zhvillimet në ish kolonitë e tyre. Por ne nuk jetojmë më në vitet 60-të, pak pas fitores së pavarësisë së shumë vendeve kolonizatore, shprehet ish Ministri i jashtëm belg. Nuk bëhet fjalë më për zona influence. Ai do të ishte i gëzuar nëse përveç Belgjikës edhe Gjermania do të kujdesej për Republikën e Kongos për shembull.

Kjo politikë e ndarë jo vetëm që kushton më shumë, por i rëndon edhe vetë vendet pritëse: "Tanzania ka për shembull mbi 500 projekte me partnerë të ndryshëm. Kjo është mbingarkesë për administratën në Tanzani, pasi ky vend nuk e ka as personelin e nevojshëm, me qëllim që të merret çdo herë me rregulla të reja."

Disa nga vendet e Bashkimit Evropian bllokojnë centralizimin e politikës së zhvillimit. Por pikërisht një politikë qendrore do të kthente peshën e madhe ekonomike të Bashkimit evropian edhe në influencë politike: "Dua të kujtoj se BE- ja me rreth 56% është paradhënësi më i madh për shtetet në zhvillim. Unë mendoj se këto para do të duhet të pasqyrohen edhe në gadishëmrinë për një rol udhëheqës edhe në vizionin politik."

Politika e zhvillimit duhet parë edhe në kuadër të terrorizmit edhe atentateve të fundit Londër. Një rini e zhgënjyer në shumë vende të varfra, sipas Louis Michel, është vatër për organizata të reja terroriste: "Ndihma për zhvillimin dhe përpsektiva e së ardhmes për rininë janë kontribut për sigurine. është madje e vetmja mënyrë, që mund të luftojë në një plan afatgjatë terrorizmin."

Sekretari britanik i shtetit, Mahmoud Ahmed, paralajmëroi parlamentin evropian, se planet për një gjysmim të varfërisë në vitin 2015 nuk janë realiste. Akoma është e paqartë se nga do të gjendet të 50 miliardët deri në vitin 2015. Për këtë paralajmëroi edhe Ministri gjerman i financave, Hans Eichel në takimin e fundit Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian këtë javë.


  • Data 14.07.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOh
  • Data 14.07.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOh
Reklamë