Më shumë se 170 të vdekur - Seri atentatesh në Madrid | Evropa | DW | 11.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Më shumë se 170 të vdekur - Seri atentatesh në Madrid

Qeveria spanjolle dyshon tek organizata ilegale ETA. Ekspertë britanikë nuk përjashtojnë si doras të mundshëm as rrjetin terrorist të Al Kaidës.

default


Stacioni Atocha i Madridit është stacioni më i rëndësishem i kryeqytetit spanjoll. Tre trena rajonalë që nisen që kendej për në lagjet periferike industriale në juglindje të qytetit u hodhen sot në mengjez në erë së bashku me qindra njerëz, të cilët shkonin në punë. Policia e qytetit njofton për me shumë se 170 të vdekur dhe 700 të plagosur. Njëri nga trenat është shkaterruar plotësisht nga eksplozioni. Eksplozivet shperthyen në brendesi të trenave, pak çaste se ata të mberrinin në destinacion ndermjet orës 7:35 dhe 7:55 të mengjezit. Bombat ishin fshehur në valixhet. Përmasa e katstrofes qe kaq e madhe, sepse sulmi nuk ishte paralajmeruar. Në qytet shpertheu paniku, në stacionet e trenave zhvilloheshin skena të tmerrshme. Të plagosurit vraponin të përgjakur, kufomat i mbulonin me gazeta, shumë udhetarë i kishin zënë vagonat. Policia çaktivizoi me shperthime të kontrolluara shumë objekte të tjera të dyshimta. Qarkullimi i tramvjajeve dhe trenave u nderpre. Ky është sulmi më i madh terrorist deri tani në Spanjë. Qeveria ka fajësuar organizatën ilegale terroriste baske ETA për këtë sulm, të cilin e cilësoi "masaker".

Kryetari i partisë së ndaluar baske Batasuna (Uniteti) e afert me ETEN, Arnaldo Otegi, e kundershtoi akuzen. Ai tha se pas atentateve ka gjasa me të medha që të jenë terroristet islamiste. Ai foli për një operacionin të rezistences arabe. Për kete flet edhe fakti që para atentatit nuk ka patur paralajmerim me telefon, siç ndodh zakonisht në rastet, kur ETA kryen sulme.

Kryeministri spanjoll, Jose Maria Aznar, krijoi një kabinet krize. Sot tri ditë para zgjedhjeve të gjitha partitë në Spanjë kanë nderprerë fushaten elektorale dhe kanë anulluar të gjitha aktivitetet politike. Në vend janë shpallur 3 ditë zie.
Popullsisë i është bërë thirrje, që të ruajë qetesinë dhe të dhurojë gjak.

Në Spanjë duhet të zgjidhet të dielen një parlament i ri. Konservatoret në qeveri ndoqen kohet e fundit një kurs gjithnjë e më të ashper dhe pa kompromis kunder ETE-s dhe në emer të unitetit territorial të Spanjës kunder përpjekjeve për autonomi të baskeve.

Politikanë nga e gjithë Evropa denuan masakren. Kryetari i radhes i BE irlandezi, Berti Ahern, foli për nje "goditje kunder demokracisë". Presidenti i parlamentit evropian Pat Cox i quajti sulmet "shpallje lufte demokracisë". Në hapjen e seances plenare në Strassburg ai u beri thirrje spanjolleve që në zgjedhjet parlamentare të së dieles të japin një pergjigje dhe të tregojnë se demokracia spanjolle ka vullnet të mposhte terrorizmin. Kryetari i parlamentit gjerman Wolfgang Thierse dhe ministri i jashtem gjerman Joshka Fisher shperehen solidariten e tyre me viktimat dhe qytetaret e Spanjes.
Megjithese autoret e sulmeve të sotme në Madrid nuk dihen saktë.


Nga sulmet terroiste të ETE-s në 30 vitet e fundit kanë vdekur 800 burra, gra e femije. Atentati me i pergjakshsem deri tani i ETE-s ka qenë në një supermarket në Barcelonë në qershor 1987 me 21 të vdekur e 30 të plagosur.

  • Data 11.03.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArI7
  • Data 11.03.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArI7