Më shumë energji elektrike për popullaten dhe bizneset në Shqipëri | Ballkani | DW | 09.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Më shumë energji elektrike për popullaten dhe bizneset në Shqipëri

Nënshkruhet marrëveshja zyrtare për ndërtimin e termocentralit të Vlorës

Tirana

Tirana

Projekti i ndertimit te termocentralit te Vlores kap shifrën e 92 milionë eurove. Ai eshte nje financim i Bankes Boterore, Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim dhe Bankes Europiane te Investimeve. Projekti do te implementohet nga kompania italiane “Mayers Inxh” e perzgjedhur si fituese e nje tenderi nderkombetar.

Burime zyrtare nga Korporata elektroenergjitike thane per DË se TEC i Vlores do të plotësojë 15 % të nevojës për furnizim me energji elektrike te rajonit te Jugut dhe do te kete një kapacitet prej 800 milion kilovatore energji elektrike ne vit. ose një kapacitet gjenerues prej 2.4 milionë kVh në ditë: Tec-i i Vlorës do të plotësojë keshtu jo vetemn nevojat për furnizim me energji elektrike të qyteteve kryesore të jugut të Shqipërisë por edhe do të shkurtojë rrugën e kalimit të energjisë duke lehtesuar problemin e humbjeve në rrjet të energjisë.

Ministri i Energjitikes Genc Ruli duke folur per standartet e ketij projekti tha se ato jane konform parametrave europiane dhe mbrojne mjedisin nga ndotja.

Kurse ambasadori i Italise ne Tirane, Massimo Janucci e qujati ndertimn e Tecit te Vlores nje ngjartje historike per Shqiperine qe nuk do te ndikoje jo ëetem ne ekonomine e jugut te Shqiperise por edhe ne ate te gjithe vendit duke permiresuar jeten e perditshme te popullates dhe krijuar kushtet per bizneset..

Termocentrali i Vlores eshte e para veper e madhe qe po ndertohet ne Shqiperi ne fushen energjitike qe nga viti 1990. Punimet do te fillojne ne Mars dhe perfundojne pas dy vitesh.

Ndertimin e tij e kundershtoi me force levizja ambientaliste sipas te ciles prodhimi i energjise do te shkaktoje ndotjen e mjedisit dhe shkaterrimn e ekosistemeve.
Ndryshe nga ideja fillestare e projektit per perdorimin e gazit si burim energjie marrveshja parashikon perdorimn e naftes.

  • Data 09.02.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYk
  • Data 09.02.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYk
Reklamë