Më pak të ardhura dhe pensione më të ulëta për gratë në Gjermani | Gjermania | DW | 08.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Më pak të ardhura dhe pensione më të ulëta për gratë në Gjermani

Përkundër pagesave të ulëta gratë kërkojnë punë në Gjermani

Përkundër pagesave të ulëta gratë kërkojnë punë në Gjermani


Sipas raportit të fundit për barazinë gjinore në Bashkimin Evropian edhe pse gratë në Evropë janë gjithnjë e më të përgatitura profesionalisht ato ashtu si më parë paguhen dobët. Llogaritur me mesataren e Bashkimit Evropian burrat marrin 16 përqind më tepër pagë se gratë. Dallimi më i madh sipas raportit të prezantuar në Bruksel është në Britaninë e Madhe dhe Gjermani. Dhe këto nuk janë problemet e vetme sa i përket çështjes të së drejtave të barabarta për gratë në Gjermani.

Gratë në Gjermani fitojnë më pak se burrat. Ekspertë të statistikave publikuan më parë shifrat nga viti 2001. Në të gjithë sektorët ekonomik, punëtoret fitojnë për një të katërtën më pak sesa kolegët e tyre meshkuj. Ndërkaq në fushat e të punësuarëve me kontrata të përhershme pune, aty ku bëjnë pjesë edhe shumë punëtorë komunal dhe publik përqindja është edhe më e madhe: pagat e grave janë për një të tretën më të vogla në krahasim me ato të burrave.

Ulrike Liebert, Profesoreshë për studime evropiane në Universitetin e Bremenit, shkak kryesor për pagesën e pabarabartë para së gjithash e sheh në atë se "ka grupe të caktuara grashë, me klasifikime të caktuara tarifash të cilat ndikojnë që gratë mos të kenë mundësinë e zhvillimit të mëtutjeshëm në ngritjen e tyre profesionale, për faktin se nuk mund të dalin nga një grup i tillë i pagesave të ulëta. Këto janë për shembull sekretaret", sqaron Liebert.

Por ky nuk është problemi i vetëm për gratë. Mungesa e viteve të ushtrimit të profesionit gjatë kohës së rritjes së foshnjes ndikojnë poashtu negativisht në pagat e grave. Përveç kësaj: sa më e gjatë të jetë ndërprerja e punës aq më të vogla gjasat për tu kthyer në profesionin e vjetër. Në këtë mënyrë çështja e harmonizimit të profesionit dhe familjes paraqet gjithnjë e më tepër një konflikt të rëndë sidomos tek gjeneratat e reja të grave. Ulrike Libert:

"Në Gjermani ekziston ende e ngulitur thellë kjo pikëpamje: një grua, para së gjithash një nënë e ka vendin në shtëpi tek fëmijët, tek familja. Ajo është një nënë e keqe nëse dërgon fëmijën e saj në çerdhe para se ti ketë mbushur tre vjet", sqaron Libert.

Sigurisht se e tërë kjo nuk është vetëm pengesë në karrierë por ka pasojat e veta edhe për të ardhmen. Përshembull kur është fjala për pensionet. Kush paguan më pak në arkën e pensioneve gjatë kohës së punës merr më pak pension. Aktualisht penesionet e gareve në Gjermani janë 40 përqind më të ulëta sesa të burrave.

  • Data 08.03.2004
  • Autor Ulrike Mast-Kirschning
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7J
  • Data 08.03.2004
  • Autor Ulrike Mast-Kirschning
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar7J