Më në fund kompromis mes Rusisë dhe Ukrainës! | FOKUS | DW | 04.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Më në fund kompromis mes Rusisë dhe Ukrainës!

Në marrëveshjen për gazin mes Rusisë dhe Ukrainës, asnjëra nga palët nuk del e humbur

Shefi i Gazprom, Aleksej Miller

Shefi i Gazprom, Aleksej Miller

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për zgjidhjen e çështjes së rritjes së çmimit të gazit. Gazi nga Rusia në të ardhmen do t´i shitet me një çmim prej 230 dollarësh (195 euro) tregtuesit të ndërmjetëm Rosukrenergo, deklaroi shefi i koncernit energjetik Gazprom, Aleksej Miller të mërkurën në Moskë: "Bisedimet për Gazpromin u mbyllën me sukses dhe jemi të kënaqur me rezultatin e arritur. Duke filluar nga 1 janari 2006 Gazpromi do t´ua shesë gazin konsumatorëve në Ukrainë nëpërmjet shoqërisë Rosukrenergo. Eshtë vendosur një marrëveshje pesëvjeçare për furnizimet me gaz nga Rusia në Ukrainë. Çmimi fillestar do të jetë 230 dollarë për 1000 metër kub gaz.

Në këtë mënyrë Gazprom do të marrë çmimin e kërkuar në tregun ndërkombëtar, por jo direkt nga Ukraina. Kjo do të paguajë 95 dollarë. Një aspekt ky që shkaktoi disi paqartësi në fillim, por Aleksej Ivtsehnko nga koncernin ukrainas i gazit Naftogas deklaroi: "Ne do të blejmë gaz nga burime të ndryshme - si nga ato ruse ashtu edhe nga ato të Azisë Qendrore - prej shoqërisë Rosukrenergo. Çmimi do të jetë 95 dollarë për 1000 metra kub, ai do të vlejë në kufirin ruso-ukrainas. Dua të theksoj, se çmimi i gazit dhe tarifat e tranzitit nuk do të lidhen me njëra-tjetrën. Ne do të paguajmë gazin me para dhe Gazpromi do t'a kompensojë këtë me paratë e tarifave të tranzitit të gazit rus për në Evropë. Mendoj që tani marrëdhëniet tona janë vendosur plotësisht mbi bazën e ekonomisë së tregut, dhe se ne kemi mundësi të plotësojmë nevojat e shoqërive tona".

Blerësi i ndërmjetëm Rosukrenegro është një firmë që pjesërisht është pjesë e Gazpromit dhe pjesa tjetër i takon një firmë austriake, e cila tregton me gazin e Turkmenisë.

  • Data 04.01.2006
  • Autor Karla Engelhard
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgn
  • Data 04.01.2006
  • Autor Karla Engelhard
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgn