Më në fund frymë mirëkuptimi në Maqedoni | Ballkani | DW | 30.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Më në fund frymë mirëkuptimi në Maqedoni

Kryeministri, Nikolla Gruevski dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimeve inrensive kanë arritur të bien dakord për sheshimin e mosmarrëveshje politike

Kryeministri maqedonas, Gruevski

Kryeministri maqedonas, Gruevski

Pas abstenimit 6 mujor deputetët e partisë më të madhe opozitare shqiptare BDI u kthyen në punimet e parlamentit. Kryeministri, Nikolla Gruevski dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimeve të njëpasnjëshme kanë arritur marrëveshje politike për çështjet kontestuese, për të cilat BDI-ja bojkotoi Parlamentin.

Kompromisi i arritur midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është bërë në prani të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve. Sipas kësaj marrëveshje me shumicën e Badenterit do të miratohen 46 Ligje. Poashtu do të rikompozohet edhe Komiteti për marrëdhënie midis bashkësive si dhe do të pengohet ndërrimi i përkatësisë etnike të deputetëve pasi të bëhet konstituimi i përbërjes së Parlamentit.

VMRO-DPMNE dhe BDI kanë arritur marrëveshje që çështja e viktimave nga konflikti i vitit 2001 të zgjidhet në kuadër të ligjeve dhe procedurave ekzistuese, ndërsa Ligji për përdorimin e gjuhëve të miratohet duke respektuar amendamentin 5 të Kushtetutës dhe të jetë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Formimi i Qeverisë sipas parimit të Badenterit është vlerësuar si çështje e ndjeshme që kërkon ndryshimin e Kushtetutës, andaj kjo kërkesë e BDI-së është lënë të shqyrtohet më vonë.

Selia e BE-së në Shkup dhe ambasada e SHBA-ve kanë përshëndetur arritjen e marrëveshjes midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Bllokimi i dialogut politik midis pozitës dhe opozitës ka qënë kritika më e përsëritur nga Brukseli gjatë muajve të fundit.

Edhe mosmarrëveshjet midis partnerëve të koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe PDSH janë zbutur dukshëm pas kritikave të shumta që kanë ardhur nga ndërkombëtarët. Pengimi i procesit të anëtarësimit në BE dhe NATO në këto momente kyç për Maqedoninë është sinjal negativ që i dërgohet Brukselit thonë analistë të pavarur.

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, paralajmërimet për zgjedhjet e parakohshme eventuale i ka cilësuar si një hap humbës për Maqedoninë drejt integrimeve euroatlantike.

"Nëse në Maqedoni në këtë moment mbahen zgjidhje të parakohshme parlamentare ky është po ai rrezik që i ngjan kërcimit nga treni kur ai qarkullon me një shpejtësi të madhe" vlerëson Ervan Fuere.

Analistët vendorë kanë vlerësuar ambientin politik të krijuar në Maqedoni si tejet të rrezikshëm në kohën kur vendi pret anëtarësim në NATO, kur zgjidhet çështja e Kosovës dhe kur bëhet vizita historike e kryetarit Bush në rajon. Falë angazhimit të ndërkombëtarëve në Shkup ambienti politik në vend dukshëm është përmirësuar.


  • Data 30.05.2007
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUt
  • Data 30.05.2007
  • Autor Fatos Musliu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUt
Reklamë