1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më shpejt, më lart, më tej

Mathias von Hein5 Korrik 2005

Edhe G 8 nuk mund ta anashkalojë më fuqinë ekonomike Kinën

https://p.dw.com/p/Aqk6

Kur në Gleaneagles të Skocisë të merkurën kryetaret e 7 shteteve të mëdha të industrializuata dhe Rusisë të mblidhen në samitin e G 8 kësaj radhë do të jetë që në fillim i pranishëm në të gjitha diskutimet edhe kryeministri kinez Hu Jintao. Pjesemarrja e Hu-së, i cili është në të njëjtën kohë edhe kryetar i Partisë Komuniste të Kinës, tregon, se sa me sukses operon Kina me ligjet e kapitalizmit global dhe se sa rol luan tani bumi ekonomik kinez në rendin ekonomik botëror. Tendenca është në rritje.Me shpejt, me tej, më lart, kjo duket se është motoja e Kinës moderne. Dhe me ftesën bërë kryetarit të shtetit dhe partisë kineze Ju Jintao për pjesëmarrje në samitin e G 8, Kina ka mbërritur shumë larg dhe është ngritur lart. Anëtaret e klubit ekskluziv e pranojnë, se problemet e shekullit të 21 nuk mund të zgjidhen pa Kinën.
Nga ana e arritjeve ekonomike Kina është gjithsesi një shkallë pas të mëdhenjve fare. Faktin që ekonomia kineze ka mberritur në tribunën boterore, nuk e dëshmon vetem marrja e degës së kompjuterave të IBM-së nga sipermarrja kineze Lenovo, apo beteja se kush do ta marrë koncernin e naftes Unocal në Kaliforni, për të cilin Kina ofron 18,5 miliardë dollarë. Edhe shifrat flasin një gjuhë të qartë. Që prej vitit 2003 Kina ka ekonominë të gjashtë për nga rangu në botë, e cila që atëherë është rritur me 8,5%. Si komb tregtar Kina ndodhet në vendin e katërt. Dhe në dy vitet e fundit në Kinë janë bërë më shumë investime të huaja se një asnjë vend tjetër.
Në të njëjtën kohë Kina pas SHBA u bë konsumuesja e dytë në botë e naftës, si lëndë e parë. Shtimi i urisë së Kinës për energji dhe rritja e çmimeve të naftes do të jenë një nder temat kryesore të samitit të G 8, edhe pse kjo temë shkon paralalisht me dy tema të tjera të rëndësishme, ndihmën për Afrikën dhe mbrojtjen e klimës. Politika e Kinës në Afrikë është e orientuar më fort në sigurimin e furnizimeve me nafte, se sa te stabiliteti apo mbrojtja e të drejtave të njeriut. Kjo nuk duket askund më qartë se në rastin e Sudanit. Dhe Kina nuk e ka nënshkruar aspak protokollin e Kiotos për mbrojtjesn e klimës, ashtu si edhe SHBA. Por kritikën për shtimin e përdorimit të naftës Ju Jintao do ta kundershtojë pa dyshim. Me të drejtë ai mund të pyesë, se përse kinezet duhet të mbeten me biçikleta, ndersa amerikanët nisin makina të rënda. Këtu shtetet e zhvilluara duhet të drejtojnë me shembullin e vet. Ata duhet të investojnë në burime të sigurta dhe të pasura energjie. Dhe duhet të japin shembullin e ekonomise që ruan burimet.
Hu Jintao do ta kete të vështirë me cështjen e monedhës. Sidomos SHBA kerkojnë prej kohesh, rritjen e vlerës së ulët të Yuan-it, me qëllim që eksportet e Kinës të behen më të shtrenjta dhe në këtë mënyrë të bjerë deficiti i bilancit tregtar të SHBA-ve: Me shumë se justifikime, se Kina përpiqet për një rregjim reformator me orientim tregun, por për këtë nevojitet kohë, G8 ndoshta nuk do të degjojë. Deri para disa vjetesh Kina e ka sharë G 8 si klubi i të pasurve. Vetem në vitin 2003 në Evian të Francës Pekini mori pjesë në një samit të G 8 por vetem në një aktivitete anësor me vendet e tjera në zhvillim. Nderkohe Kina siç duket nuk e sheh më veten si zëdhënese të vendeve në zhvillim. Dhe Kina nuk mbeshtetet më tek OKB-ja si forum nderkombetar. Ata janë treguar shumë të dobet, kurse nga ana tjetër G 8 rrezaton pushtet.
Kina do që të jetë prezent, aty ku të pushtetshmit e kesaj bote vendosin. është vetëm cështje kohe deri sa G 8 t´i propozojë Kinës zyrtarisht pranimin. Por demokracia është parakusht për anëtarësim në G 8. Deficitet demokratike të vendit të G 8 Rusise tregojnë megjithatë, se vendet anëtare i anashkalojnë rregullat e veta, nqs kjo u sherben interesave të tyre.