1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më pak migracion në Gjermani

Bernd Gresler18 Janar 2005

Gjithmonë e më pak po migrojnë në Gjermani. Ndersa saldoja e migracionit për vitin 2003 ka qenë 142 mijë vetë. Për vitin 2004 ajo është përgjysmuar. Grupin më të madh të migrantëve në Gjermani e përbëjnë gjermanët e riatdhesuar nga jashtë, si edhe shtetasit nga vendet e Bashkimit Evropian. Për këtë arësye, e ngarkuara e qeverisë gjermane për migracionin u ka bërë thirrje gjermanëve që të jenë më të relaksuar në debatet për ligjin e migracionit.

https://p.dw.com/p/Ar4x

Afro 50 mijë njerëz kanë kërkuar strehim politik në vitin 2003. Dhjetë vjet më parë, ishin 300 mijë. Rënia e migracionit është një tendence që do të vazhdojë edhe në të ardhmen, kosntaton e ngarkuara e federates per te huajt, Mari Luize Bek. Kjo për shkak të papunësisë prej mbi 4 milionë, që sundon prej vitesh në Gjermani. Këtë tendence nuk do ta ndryshojë as ligji i ri migracionit, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të vitit. Përmes ligjit, do të mudn të përfitojë vetëm një numër shumë i vogël të kualifikuarish. Aspekti interesant i raportit të migracionit të prezantuar në fillim të kësaj jave në Berlin qendron në efektet e migrimit të viteve të fundit. Për shembull, 15 % e lidhjeve martesore janë dykombëshe, dhe çdo i pesti fëmijë i lindur në Gjermani e ka të atin ose të ëmën të huaj.

Bek: "Kjo do të thotë që nëpër kopshte dhe shkolla, ka shumë fëmijë që vijnë nga kultura dhe fe të tjera, kanë prindër jashtë shtetit dhe që sjellin edhe përvoja të tjera, krahas asaj që kanë njohur në Gjermani."

8,9% e popullsisë janë të huaj, por kjo shifër jep një pamje të gabuar për përbërjen kulturore të Gjermanisë, sepse që nga viti 2000 nga statistika e të huajve janë zhdukur 650 mijë që ndërkohë kanë fituar shtetësinë gjermane. Gjithmonë e më shumë mësues tregojnë që nxënësit e tyre kanë si gjuhë amë, rusishten ose turqishten.

Prandaj gjuha amë është shumë e rëndësishme. E pamë këtë javën e kaluar, në konkursin mis germany. Asli Bayram, fituesja e tij, ka emër turk, pro shtetësi gjermane. Dhe gjuha e saj amtare është me siguri turqishtja. Po kështu edhe futbollistet, shumë prej tyre kanë shtetësi gjermane, por kanë lindur dhe janë rritur në shtete të huaja.

Turqit vazhdojnë të përbëjnë numrin më të madh të të huajve në Gjermani, 1.88 milionë janë me shtetësi turke, dhe 600 mijë të tjerë kanë fituar nënshtetësinë gjermane. Por nga ana tjetër, Bek parashikon që në të ardhmen, këtë shifër do ta tejkalojnë gjermanët e riatdhesuar nga Rusia.