Lundrimi ka marrë përmasa të mëdha | Gjermania | DW | 08.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Lundrimi ka marrë përmasa të mëdha

Vitet e fundit kuotat në rritje kanë çuar në një bum në ndërtimin e anijeve. Vetëm pronarët gjermanë kanë porositur momentalisht më shumë se 700 anije

Makina tranportohen me anije në Rin

Makina tranportohen me anije në Rin

Të kënaqur, por jo jashte mase të entuziazmuar dolën pronarët gjermanë të anijeve në konferencën e sivjetme për shtyp. Në fakt në vitin 2006 janë shtuar të ardhurat nga volumi i mallrave të ngarkuara. Edhe numri i anijeve në flotën tregtare gjermane është rritur 10 përqind, por jo kudo punët shkojnë në rregull, thotë drejtuesi i shoqatës gjermane të pronarëve të anijeve, Hans Heinrich Nöll.

"Ka dallime në lundrimin e linjave. Në tranportin me Amerikën e Veriut ka rënie, përsa i përket ngarkesave që transportohen, në Azi është më mirë, apo të themi gjendja është stabilizuar. Problemi është gjithsesi mungesa e balancës në transport, që në një drejtim anijet duhet të shkojnë me çisterna të ngarkuara plot dhe në drejtimin tjetër duhet të vijnë bosh."


Që Gjermania shkëlqen si kampion bote në eksport, nuk ka vetem avantazhe për pronarët e anijeve. Edhe me volumin e ngarkesave nuk janë të kënaqur. Këtu shpenzimet në rritje e dëmtojnë rezultatin, ankohen pronarët e anijeve.

"Shpenzimet për karburantin luhaten, ka patur momente, kur janë rritur deri në thuajse trefish. Shpenzimet për personelin janë shtuar për shkak të mungeses së personelit, ndersa janë rritur edhe shpenzimet për sigurimet. Këtu kemi edhe fenomenin e zgjerimit të volumit të sigurimeve, përmes shtimit të përgjegjësive, dëmeve nga terrorizmi apo të gjera të ngjashme, të gjitha janë shpenzime."

Gjërat negative në listën e pronarëve të anijeve nuk mbarojnë me kaq. Ata kanë shumë vështirësi për të gjetur personel, që drejton anijet. Sepse numri i anijeve, që lundojnë me flamur gjerman, rritet vazhdimisht. Një problem tjetër: Jo kudo në botë anijet e pronarëve gjermanë mund të parkojnë njëlloj.

"Mendoj se kemi në përgjithësi disa probleme, përsa u përket kapaciteteve në porte. Lundrimi i anijeve ka marrë përmasa të mëdha vitet e fundit. Portet i rrisin kapacitetet e tyre, aq sa munden. Por në shumë porte ka vështirësi kalimi, dhe nëqoftëse transporti vazhdon me këtë rritje, do të kemi problem."

Vitet e fundit kuotat në rritje kanë çuar në një bum në ndërtimin e anijeve. Vetëm pronarët gjermanë kanë porositur momentalisht më shumë se 700 anije. Kantieret në porte në mbarë botën janë të mbingarkuara për shumë vite të tjera, çfarë ndodh nëqoftëse një anije duhet riparuar?

"Edhe këtu duhet të jemi skeptikë. A është bërë sa duhet gjatë bumit në ndërtimin e anijeve?"

Sidomos vendet me të ardhura të ulta, thotë shoqata e pronarëve do të bënin mirë të mos zgjeronin vetëm ndërtimin e anijeve të reja, por edhe kapacitetet për riparimin e anijeve. Kaq lista e dëshirave, por siç pohojnë pronarët, ata ankohen shumë. Kombe të tjera që kanë të bëjnë me lundrimin do të ishin të kenaqur po të kishin problemet tona, mësuam jashtë konferences për shtyp. Zhvillimi i ekonomisë botërore, që vetem kete vit u rrit thuajse 9 përqind, bën që bisnezet e pronarëve gjermanë të ecin mirë. Dhe shumica e këtyre mallrave arrin në vendin e destinacionit përmes detit.

  • Data 08.12.2006
  • Autor Jörn Iken
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyP
  • Data 08.12.2006
  • Autor Jörn Iken
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyP