1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Luftërat, paragjykimet dhe toleranca e të rinjve në BP

3 Dhjetor 2018

Të rinjtë nga Ballkani Perëndimor po përpiqen të kuptojnë më mirë të kaluarën dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Në këtë rrugë ju ndihmon projketi RYCO.

https://p.dw.com/p/39HhY
Westbalkan RYCO Projekt für Toleranz und Frieden
Fotografi: DW/Z. Ljubas

Ato që flasin për të kaluarën prindërit apo gjyshërit për vendin e tyre dhe rajonin...  janë regjistruar dhe publikuar. Përvojat e njerëzve në Mostar, Zrenjanin, Shkup dhe Banja Lukë janë mbledhur dhe shndërrur në një shfaqje për teatër, me titull - "Mendimet e heshtura”.

Shfaqja e prezantuar në Banja Lukë, Mostar, Zrenjanin, Nish, Shkup dhe Shid, është shikuar nga më shumë se 2,000 vetë. Kjo është një prej 34 projekteve nga rajoni, në kuadër të programit "Lidhja e të rinjve nga Ballkani Perëndimor”, i organizatës rajonale për bashkëpunimin e të rinjve - RYCO.

"Ne flasim me një gjeneratë e cila nuk ka marrë pjesë direkte në luftë. Por kjo është një gjeneratë e cila ka trashëguar gjenetikisht apo nga tregimet e prindërve gjërat që kanë ndodhur, ka trashëguar paragjykime. Ky ishte një shans i mirë që të kuptojnë më mirë gjërat, sepse të kaluarën nuk mund ta ndryshojnë, por mund t'i kuptojnë gjërat", thotë për Deutsche Wellen, Novica Bogdanoviq, drejtor i teatrit DIS në Banja Lukë.

Westbalkan RYCO Projekt für Toleranz und Frieden
Fotografi: DW/Z. Ljubas

Shumë fjalë përmes "Mendimeve të heshtura”

Përmes shfaqjes "Mendimet e heshtura" janë thënë shumë gjëra të cilat janë heshtur. Kjo është me rëndësi, për të shkuar përpara, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet hapsirë për më shumë tolerancë dhe mirëkuptim. "Kjo është një gjeneratë e cila nuk ka marrë pjesë në mënyrë direkte në luftë, por kanë dëgjuar shumë për luftën dhe tani mund të mësojnë se si të ruajnë paqën”, thotë Bogdanoviq.

Të rinjtë nga B-H, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi janë mbledhur gjatë vitit në Shiroki Brijeg dhe së bashku kanë biseduar për të kaluarën. Ata kanë vendosur të bëjnë edhe një shfaqje teatri. Por të rinjtë bëjnë edhe projekte të tjera arti, ndërsa përfitimet nga këto shfaqje shkojnë për qëllime humanitare. "Rezultati më i rëndësishëm është ndërlidhja e të rinjve”.

Një rëndësi e madh i është kushtuar "identitetit, zhvillimit të personit dhe profesionit apo grupeve etnike, të cilat përmenden tërë kohën në rajon”.

Paragjykimet dhe toleranca

Westbalkan RYCO Projekt für Toleranz und Frieden
Fotografi: DW/Z. Ljubas

Të rinjtë nga rajoni janë takuar në vendet Teshanj dhe Sarajevë, dhe kanë biseduar së bashku për gjërat. Të rinjtë nga gjimnazi "Musa Qazim Qatiq” kanë shkuar tek ata të gjimnazit "Svetozar Markoviq” në Nish.

"Aktivitetet tona kanë pasur për qëllim që të rinjtë të shoqërohen mes vete, të mësojnë për të tjerët dhe të shohin se me çfarë problemesh përballen të tjerët. Ata janë të një moshe dhe mund të mësojnë shumë prej njëri-tjetrit dhe të tejkalojnë paragjykimet”, thotë Adela Ibrakoviq, profesore e gjuhës angleze në Teshanj. Dy fjalët më të përmendura nga aktivitetete e përbashkëta janë "paragjykimet dhe toleranca”.

"Të gjithë ne jemi përplot paragjykime, që është normale. Duke i falënderuar këtij projekti, nxënësit kanë mundur të mësojnë për paragjykimet e tjetrit që kanë ardhur nga prindërit dhe shoqëria ku jetojnë. Me këtë projekt ata krijojnë parkushte për tejkalimin e tyre dhe për më shumë tolerancë”. Gjatë takimeve të përbashkëta ata kanë mësuar se toleranca është e mundur, përkundër dallimeve.

RYCO - mekanizëm për pajtim

Westbalkan RYCO Projekt für Toleranz und Frieden
Fotografi: DW/Z. Ljubas

Ndërlidhja e të rinjve, ndërtimi i mirëkuptimit, toleranca dhe miqësia... janë ndër vlerat që RYCO përpiqet të përhapë tek të rinjtë. RYCO është themeluar në samitin për Ballkanin Perëndimor në Paris, në korrik të vitit 2016. Pjesë e këtij projekti janë Shqipëria, B-H, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia. Qëllimi është pajtimi dhe mirëkuptimi mes të rinjve.

"Prioriteti i zyrës sonë është që të rinjve t'u japim mundësinë që të vendosin lidhje mes vete, të mësojnë për të tjerët dhe të eliminojnë paragjykimet dhe stereotipet, me synim bashkëpunimin në projekte të ndryshme, thotë sekretari i përgjithshëm i RYCO, Gjuro Blanusha. Ai mendon se prjektet e deritanishme kanë pasur shumë sukses. Por qëllimi kryesor është që të rinjtë të lidhen edhe me moshatarët e tyre nga Bashkimi Evropian, që ky rajon të ketë një perspektivë evropiane. Projektet e RYCO kanë mbështetjen e plotë të BE.