Lufthansa do të fillojë fluturimet në Shqipëri | Ballkani | DW | 23.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Lufthansa do të fillojë fluturimet në Shqipëri

Intervistë me Reinhard Kalenden, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv në Hochtief Airport, me seli në Essen të Gjermanisë

Logo e Hochtief

Logo e Hochtief

Deutsche Welle: Kompania HOCHTIEF ku ju, doktor Kalenda, jeni drejtor i pergjithjshem ekzekutiv eshte nje nga me te njohurat ne Gjermani dhe ne bote ne fushen e ndertimit, ristrukturimit dhe menaxhimit te aeropeorteve, kompani e cila qe prej dy viteshg operon edhe ne Shqiperi. Le te fillojme intevisten me nje pyetje te till: Ku qendron celesi i suksesit te saj?

Dr. Reinhard Kalenda: Vende, qeveri qe kane besim tek ne, qe na besojne menaxhimin e aeroporteve te tyre. Nisur nga investimet e HOCHTIEF kane kuptuar se ne jemi partnere afatgjate, gje qe eshte ne perputhje me natyren e biznesit te
aeroporteve. Kjo eshte arsyeja kryesore pse ne jemi te suksesshem.

Deutsche Welle: A mund te listoni disa nga projektet me te rendesishme te kompanise tuaj?


Dr. Reinhard Kalenda: Hochtief vec angazhimit ne aeroportin e Tiranes eshte aksionere edhe ne kater aeroporte te tjera: ne Düsseldorf, Hamburg, Sidnej dhe Athine. Tirana eshte ne nje fare menyre nje model ndryshe qe ne po aplikojme. Pra, ka dy aspekte: nga njera ane menaxhimi i aeroporteve me te medha ku HOCHTIEF eshte aksionere, menaxhere dhe operatore me investime te rendesishme dhe nga
ana tjeter rasti i aeroporti te Tiranes, i marre me koncesion per 20 vjet, qe mund te kthehet ne nje model per projekte te ngjashem rajonale. Presim qe ne Prishtine, ne Kosove apo ne Maqedoni, ne Shkup te zbatojneme projekte te aeroporteve
ne te njejten menyre si beme ketu ne Tirane ku ne inaguruam terminalin e ri modern me te gjitha lehtesirat dhe sigurine ne nivelin e vendeve te BE.

Deutsche Welle: A keni projekte pertej rajonit te Europes juglindore?

Dr. Reinhard Kalenda: Po shikojme per projekte ne Lindjen e Aferme, ne Europen Qendrore dhe Lindore dhe gjithashtu ne Azi.

Deutsche Welle: Le te kthehemi ne inagurimin e Terminalit te ri ne Aeroportin e Tiranes, te cilin konsorciumi Tirana Airport Partners- TAP- e konsideroi nje ngjarje teper te rendesishme edhe per ate vete. Pse? Cfare eshte per konsorciumin ky terminal?

Dr. Reinhard Kalenda: Per konsorciumin eshte nje ngjarje teper e rendesishme. Cfare do te thote kjo? Tani i jemi ne gjendje ti prezantojme pasagjereve te gjitha sherbimet qe ne duam te paraqesim. Ju i pate dyqanet e bukura, baret
restorantet, duty free shops, parkimin, rrugen e re qe lidh aeroportin me rrugen nacionale, pra te gjitha jane tregues te permirersimit te sherbime qe terminali i ri ofron. Pastaj eshte siguria ne nivelin e vendeve te Bashkimit Europian qe mbetet nje tregues teper i rendesishem, gje qe e ofron tanime terminali i ri, i sapo inaguruar ne aeroportin e Tiranes. Madje jemi ne gjendje ta permiresojme edhe me tej ate, per te bere udhetimin drejt Shqiperise dhe prej saj drejt destinacioneve europiane dhe boterore sa me te sigurte.

Deutsche Welle: A mendoni qe siguria dhe niveli i larte i sherbimeve qe ofron tani i vetmi aeroport nderkombetar qe ka Shqiperia, i Rinasit, qe mban emrin „Nene Tereza“ te mund te terheqe edhe kompani te tjera ajrore per te operuar ne
Tirane?

Dr. Reinhard Kalenda: Ato mund te perballojne tani te vijne ne Shqiperi. Mendoj se zhvillimi me i shenuar ne kete drejtim eshte marrja ne konsiderate javet e fundit nga Luftansa per te rifilluar fluturimet dy here ne jave direk ne itinerarin Mynih – Tirane - Mynih. Por jam shume i sigurte per mundesine qe krahas komanive te tilla si British
Airlines, Alitalia, Austrian Airlines, operatore te rendesishem ne aeroportin e Rinasit do te vijne edhe komapni te tjera ajrore dhe HOCHTIEF do ta promovoje kete.

Deutsche Welle: Terminali i ri ka nje kapacitet prej 1,5 milion udhetaresh ne vit dhe mundesi per dyfishimn e tyre. A e shihni Rinasin nje dite si nje porte te madhe ku hyjne dhe nga dalin qindra mijra turiste qe vijne ne nje vend dhe rajon me diell dhe det?

Dr. Reinhard Kalenda: Me kete aeroport modern operatoret e turizmit do te jene shume me te interesuar te vijne ne Shqiperi dhe te zhvillojne turizmin, Shqiperia mund te shndrrohet ne nje destinacion te turizmit europian per turistet e shume kombeve. Jam shume i sigurte qe edhe me ndihmen e aeroportit kjo mund te promovohet dhe te behet marketing ne Europe Atehere Shqiperia do tebehet nje destinacion turistik me nje status te jashtezakonshem. Terminali i ri flet vete qe
ne hyrje per imazhin e nje Shqiperie tjeter, moderne dhe te zhvilluar.

  • Data 23.03.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXP
  • Data 23.03.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXP
Reklamë