1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lufta përmbys bazat e çdo humaniteti

27 Tetor 2006

Pas publikimit të disa fotografive ku tregohen ushtarë gjermanë, që mbajnë në duar kafka të vdekurish, ka vërshuar diskutimi për këtë ngjarje si në sferën e politikës ashtu edhe në atë të opinonit të përgjithshëm gjerman. Me këtë temë merret edhe pasqyra e sotme e shtypit gjerman

https://p.dw.com/p/ArnH
Ushtarë të Bundeswehrit
Ushtarë të BundeswehritFotografi: AP

Gazeta "Bild Zeitung" shkruan :pozimet me kafka njerëzish në Afganistan janë shtrirë si një re e zezë mbi Bundeswehr. Si mund të ndodh kjo barbari? Cilat janë instiktet që çuan drejt saj? Ngjarjet në Kabul tregojnë se në ç'fushë të ndjeshme operon sot Bundeswehri. Si ushtri e Luftës se Ftohtë, ajo qëndroi brenda kazermave në vend. Sot ushtarët e Bundeswehrit janë në Kosovë, Lindjen e Afërme në kuadër të misioneve ndërkombëtare. Nëse diçka nuk ecën në rregull, shndërrohet menjëherë në ngjarje ndërkombëtare. Për këtë arsye, ushtria jonë duhet të kryejë detyrimet e saj, që lidhen me obligimet e mëdha të personelit ushtarak. Krahas vullnetit për pjesëmarrje në misionet ndërkombëtare nevojitet edhe karakteri i qëndrueshëm. Vetëm ushtarë të tillë mund të mbajnë me vete krenarinë gjermane. Për këtë edhe ne i jemi borxh Bundeswehrit dhe reputacionit të tij ndërkombëtar.


"Märkische Oderzeitung" shkruan: Larg nga vendi i konfliktit, këtu ne Gjermani, njeriu beson se përmes angazhimit në rindërtimin e sektorit civil në veri të Afganistanit, Bundesëehri është në anën e sigurt morale. Mirëpo kjo pikëpamje vihet në pikëpyetje për shkak të sjelljes së disa individeve. Dhe, siç duket do të duhet të jetë vetëm çështje kohe derisa vala e pezmatimit dhe dhunës së fanatikeve afganë të arrijë deri në Gjermani. Angazhimi i Bundeswehrit në Afganistan është një shembull që tregon se Gjermania për dallim nga SHBA-të ndodhet atje si ndihmëse e vertetë dhe jo si një fuqi ushtarake. Ushtari i Bundeswehrit si mik dhe ndihmës dhe njëkohësisht edhe fytyrë irrituese? Sepse ky përfytyrim është pjesë e një loje të dyfishtë. Bundeswehri konfirmohet si nje trupë ndihmëse në rindërtimin e vendit në kohën kur njësitë elite të mbetur plotësisht jashtë opinionit, luftojnë në Afganistan.

Der "Tageszeitung" shtron pyetjen: A guxon apo jo ? A duhet të ndodhë apo jo? Janë më shumë se 1200 faqe Libër të Bardhë për Bundesëehrin. Ky libër ka ofruar mundësinë e pjesëmarrjes së kufizuar të ushtrisë gjermane në raste nevoje edhe brenda Gjermanisë, për të hequr qafe gjithë diskutimin për pjesëmarrjen jashtë vendit. Nëse rreziku nga terrorizmi është vërtet konkret edhe shteti duhet të përgatitet në mënyrë konkrete. Ky është një detyrim ndaj qytetarëve.
Ndërkaq,

"Neue Presse" në komentin e saj shkruan: Kush beson se të gjithë ushtarët gjermanë kanë qenë korrekt dhe ndihmës duke marrshuar në zona të rrezikshme në Kosovë dhe Hindukush, ai harron se për çfarë janë të aftë njerëzit në situata ekstreme. Ai harron se çdo luftë përmbys bazat e çdo humaniteti. Bundeswehri nuk eshte në lufte. Por është e vërtetë se misionet paqësore të tij shpien kah sferat njerëzore. Andej ku presioni psiqik është enorm dhe ku frika para vdekjes është kronike dhe ku fundi i civilizimit është krejt i afërt, shumë afër kësaj pike fillon barabaria. Dhe ajo nganjehere mban edhe uniformë.