1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lufta kundër gripit të shpendëve: Konferencë evropiane në Paris

Stefani Markert1 Mars 2006

Ligje të njëjta, koleksionim të dhënash dhe bashkëpunim me Evropën lindore. Organizata botërore për kujdesin ndaj kafshëve paraqet masat kundër gripit të shpendëve

https://p.dw.com/p/Aqqm
Rrezik përbëjnë zogjtë e egër
Rrezik përbëjnë zogjtë e egërFotografi: picture-alliance/dpa

Ishte një mbledhje urgjente - u shpreh sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore për kujdesin e kafshëve, haptasi. Bernard Vallat qe i qartë kur paraqiti thelbin e konferencës:

Ne duam të harmonizojmë metodat tona në luftën kundër gripit të shpendëve.

Të 25 shtetet e BE-së kanë zhvilluar një politikë të njësuar, të fiksuar në direktiva. Megjithatë legjislacioni i 25 vendeve të tjera ndryshon në çështje të rëndësishme. Duhet të krijohet një strategji e përbashkët parandaluese kundër gripit të shpendëve në kontinentin evropian. Nga ana tjetër si mund të mbrohet kontinenti ynë nga dyndja e gripit prej kontinenteve të tjera.

Zogjtë e egër dhe importi i shpendëve janë dy nga arsyet kryesore për përhapjen e epidemisë. Së paku aktulaisht janë vendosur rregulla të prera për shpendët. Bernard Vallat: "Ne kemi evaluar një kod, të cilin e pranon edhe Organizata Botërore e Tregtisë. Ai përcakton të gjitha masat parandaluese, që duhet të marrë një importues, me qëllim të lëvrimit të shpendëve apo mallrave nga një vend i infektuar. Ky kod mbron vendin importues pa ngritur barriera të padrejta tregtie."

Edhe për rrezikun e dytë, eksportimin e virusit nga ana e zogjve të egër palët kanë rënë në ujdi. Ditrich Razov, drejtor i qendrës së krizës për gripin e shpendëve në Gjermani shprehet: "Ne e dimë, që zogjtë e egër luajnë një rol të madh dhe kërkimet tona në këtë rast synojnë të funksionojnë si një sistem alarmues. Për këtë arsye në Gjermani është rënë dakord që të gjithë zogjtë e gjetur të grumbullohen konkretisht dhe pa humbje kohe, me qëllim që të krijojmë një ide të përgjithshme të situatës."

Në Gjermani ka patur kritika të forta për përplasjet e krijuara në çështjen e komptencave, kur në ishullin e Rygenit u gjetën mjellma të infektuara nga virusi. Vetëm për këtë shkak u krijuan vonesa në grumbullimin e kafshëve të ngordhura. Por në Paris nuk e kritikoi askush mënyrën e veprimit të gjermanëve, Ditrich Razov sqaron: U vlerësua madje, që Gjermania reagoi shumë shpejt dhe që ka informuar në mënyrë të zgjeruar. Veçanërisht ne u lëvduam për shpejtësinë me të cilën zhvilluam hulumtimet.

Organizata Botërore për kujdesin ndaj kafshëve nuk është kundër vaksinimeve, por ato duhet t'i përgjigjen standarteve ndërkombëtare.

Në luftën kundër epidemisë është e rëndësishme është që të reagohet shpejt dhe të jepet njoftimi për vatrat e virusit. Nga ana tjetër edhe fermerët e pularive duhet të dëmshpërblehen ashtu si duhet.

Organizata Botërore për kujdesin ndaj kafshëve do të ngrejë një laborator në Moskë, me qëllim të koordinimit të punës në Evropën lindore. Përfaqësuesi rus, Vladimir Nepoklonov thekson:

"Ne kemi në Moskë një laborator të mirënjohur për epidemitë tek kafshët, tani do t'a zgjerojmë edhe më tej me mjetet tona. Ky kompenson së paku mungesën e rrjetit të laboratorëve në Evropën lindore. Ne jemi krenarë që u zgjodhëm për këtë. Por në fund të fundit më e rëndësishmja është që vlefshmëria e punës së këtij laboratori.


I vlefshëm dëshiron të jetë edhe kryeministri francez, Dominik de Villepin. Në një panair të bujqësisë në Paris së fundi ai deklaroi: "Ne do t'i mbrojmë shpendët dhe të gjithë francezët janë me ne."

Pas bërjes publike të virusit të shpendëve edhet tek një pulari me gjela deti në juglindje të Francës, konsumatorët francezë po reagojnë me ulje të konsumit. Shitja e shpednëve ka rënë gati me një të tretën. Kjo lloj dege e ekonomisë vetëm së fundi ka pasur një humbje me 140 milionë euro dhe ka mbyllur 3000 vende pune.