Luftë kundër terrorizmit, për një botë të civilizuar | Politika | DW | 12.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Luftë kundër terrorizmit, për një botë të civilizuar

Në fjalën e tij me rastin e pesëvjetorit të sulmeve tërroriste të 11 shtatorit, presidenti amerikan, Xhorxh Bush e cilësoi luftë kundër terrorizmit, si luftë për mbrojtjen e qytetërimit, e cila ende nuk ka përfunduar.

Xhorxh Bush gjatë fjalimit në televizion

Xhorxh Bush gjatë fjalimit në televizion

Në fund të një dite të gjatë me ceremoni nga më të ndryshmet në kujtim të viktimave të 11 shtatorit 200, presidenti amerikan Bush në mbrëmje në orën 21:00, sipas orës së Uashingtonit, iu drejtua kombit amerikan përmes një fjaliminë televizion.

”Në këtë ditë, ne përkujtojmë të pafajshmit që humbën jetën, u bëjmë homazh atyre që dhanë jetën në mënyrë që të tjerët të mund të jetonin". i tha se lufta kundër terrorizmit është më shumë se sa një konflikt ushtarak. Presidenti theksoi se kjo është lufta vendimtare ideologjike e shekullit të 21, është motoja e një brezi të tërë.

"Amerika nuk e kërkoi vetë këtë luftë dhe çdo amerikan do të dëshironte që ajo të mbaronte. Po kështu edhe unë. Por lufta nuk ka mbaruar dhe nuk do të ketë mbaruar derisa të kemi dalë fitimtarë ose ne ose ekstremistët.” Bush mbrojti edhe një herë luftën kundër Irakut. Presidenti Bush tha se fitorja në Irak do të jetë me rëndësi jetike. Ai këmbënguli se Iraku ishte pjesë e luftës duke thënë se siguria e Amerikës varej nga rezultati i betejës në rrugët e Bagdadit.

Ai tha se udhëheqësi i Al-Kaidës, Osama bin Laden e ka quajtur luftën për Irakun “Lufta e Tretë Botërore” dhe premtoi se nuk do ta lerë kurrë Irakun në duart e terroristëve të tillë si Bin Ladeni. Bush theksoi vendosmërinë për kapjen e tij.
”Osama bin Ladeni dhe terroristë të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë të fshehur. Mesazhi ynë ndaj tyre është i qartë: Pavarësisht se sa kohë do të duhet, Amerika do t’ju gjejë dhe do t’ju nxjerrë para drejtësisë."

Presidenti paralajmëroi se humbja në Lindjen e Mesme do të bënte që Lindja e Mesme të kontrollohet nga despotë të armatosur me armë bërthamore. Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, synimi kryesor është që të ruhet modeli i jetës së vendeve të lira dhe një mundësi e tillë po u jepet edhe popujve të Lindjes së Mesme, të cilët duhet të ndërtojnë një shoqëri në bazë të tolerancës dhe dinjitetit njerëzor, rrugë kjo që largon radikalizmin dhe favorizon dëshirën e miliona njerëzve, atë të të qenit i lirë.

  • Data 12.09.2006
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqob
  • Data 12.09.2006
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqob