Luftë kundër pornografisë për fëmijë - Takim i ministrave të brendshëm të G8-s | Politika | DW | 25.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Luftë kundër pornografisë për fëmijë - Takim i ministrave të brendshëm të G8-s

Të shtatë vendet e industrializuara dhe Rusia (G8) duan të luftojnë në mënyrë masive pornografinë për fëmijë dhe abuzimin seksual me të miturit

Gjermania vepron kundër pornografisë për fëmijë

Gjermania vepron kundër pornografisë për fëmijë

Ministrat e vendeve më të rëndësishme të industrializuara kanë deklaruar, se ata kanë dyfishuar pëpjekjet me qëllim të ndalimit të abuzimit seksual me fëmijët. Bëhet fjalë për përmirësimin e informacionit për prokuroritë dhe policinë në vend dhe jashtë.

Ministrja gjermane e drejtësisë, Brigitte Cypries (Brigitte Zypries) i kujtoi ministrat se gjermanët që abuzojnë seksualisht me fëmijët jashtë mund të dënohen edhe në Gjermani. Por kjo nuk ndodh në çdo rast: "Kusht është që në vendin e ngjarjes të ketë siguri tek gjurmët e mbledhura. Kjo do të thotë që është i nevojshme bashkëpunim mes autoriteteve qeveritare dhe një vullnet nga ana e organeve penale të vendit përkatës, pra është e rëndësishme që të sigurohen gjurmët, të ketë foto, me qëllim që në Gjermani të ketë të dëshmi të mjaftueshem për vazhdimin e çështjes."

Kualifikimet janë mjaft të nevojshem në këtë drejtim

Cypris synon që të bashkëpunojë me agjensitë turistike me qëllim që ta parandalojë turizmin për seks. Për këtë ministrat e vendeve të G-8s do të shqyrtojnë edhe pornografinë e internetit.

"Interpoli ka një bankë të dhënash dhe përpiqet të orientohet në bazë të fotove. Çfarë mund të nxjerrim nga këto foto? Kjo bankë të dhënash ka akses në shkallë botërore dhe autoritetet e policisë të të gjitha vendeve mund të informohen." Shefi i Interpolit Roland Noble erdhi në Mynih për ta prezantuar bankën e të dhënave në takimin e G-8s.

Ministrat e brendshëm përgatisin edhe takimin e G-8s në Hajligendam

Shojble tha se ka patur pyetje për sigurinë e samitit. Ministri gjerman nuk ka asnjë shqetësim se prezenca e përforcuar e policisë i jep vendit një imazh negativ. Ai kujtoi shqetësimet e ngritura para fillimit të kampionatit botëror vitin e kaluar në Gjermani.

"Unë jam i informuar për të gjitha këto pyetje: para një viti u tha nuk duhet të ketë shumë policë, nuk do të shohim dot ndeshjen nga prania e kaq shumë policëve. Në fund të gjithë e panë ndeshjen dhe kush nuk i ka parë, Italia fitoi titullin e kampionit." esër përfundon takimi i ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të G-8s.

Temë tjetër e takimit: dopingu. Përgjim telefoni, rregullore për dëshmimtarët kryesorë, hetues speciale, Volfgang Shojble do të vërë të gjitha levat në përdorim me qëllim që të veprojë kundër dopingut. Ai bën fjalë për struktura mafioze, dhe rrjete bashkëpunimi që i furnizojnë sportistët. Shtjellën e dopingut ka arritur ta dallojë edhe ministri Shojble. Por pohimet e sportistëve në të ëvrtetë e kanë habitur: "Më lejoni të them para së gjithash: kjo më ka tronditur, që të gënjehet dhe mashtrohet në një masë kaq të madhe, saqë të duket sikur por përhapet një epidemi. Unë kam urdhëruar para disa ditësh, që duhet të kontrollohet me rreptësi, nëse janë përdorur direkt apo indirekt fondet e federatës, pra paratë e taksapaguesit."

Kështu u shpreh ministri i brendshëm, Volfang Shojlbe në takimin e ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të vendeve të G8-s mbi zbulimet e fundit në sportin e çiklizimit.

Por dopingu nuk është në qendër të të takimit të ministrave të G8-s

  • Data 25.05.2007
  • Autor Gerwald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqm9
  • Data 25.05.2007
  • Autor Gerwald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqm9