Luftë dhe paqe në juglindje të Turqisë | Evropa | DW | 16.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Luftë dhe paqe në juglindje të Turqisë

Qeveria do pajtim, PKK-ja dërgon sinjale dhune

Lagje periferike e Diyarbakir-it në zonën kurde të Turqisë

Lagje periferike e Diyarbakir-it në zonën kurde të Turqisë

Është një vargan ngadhënjimtarësh nëpër juglindje: Diyarbakir, Mardin dhe Sirnak. Kudo që shfaqët autobusi i verdhë i partisë kurde DEHAP brohorasin mijëra vetë, sepse nga ai zbret një grua, e cila në dhjetë vjet burg u kthye në figurë të ndritur të lëvizjes kurde. Vetëm disa thirrje për Öcalanin mund të dëgjohen, shumë më fuqishëm mijëra vetët thërrasin për Leyla Zananë, simbolin e tyre të liruar:

"Ky ishte një hap i mirë drejt paqes. Jam shumë i lumtur."

"Ajo thotë gjëra të mrekullueshme. Po e dëgjoj për të parën herë. Është shkëlqyeshëm."

Sepse Leyla Zana sjell një mesazh paqeje. Thelbi i tij është ky: "Ne kurdët duam ta provojmë pajtimin, pasi ky shtet turk ka ndryshuar për mirë." Shenja më e dukshme për këtë është lirimi i saj javën e kaluar nga drejtësia turke, por ka edhe më shumë shenja të tilla. Për shembull në juglindje të vendit mund të blihen libra dhe kompaktdisqe kurde dhe të shihen pjesë teatrale kurde. Tre muaj më parë u lejua hapja e shkollave të para në gjuhën kurde dhe që javën e kaluar edhe vetë televizioni shtetëror turk po transmeton në gjuhën kurde. Për këto arsye nga ky vargan ngadhënjimtarësh Leyla Zana iu drejton një mesazh luftëtarëve të PKK-së në male:

"Armëpushimi nuk duhet të prishet. Zgjateni edhe një herë për të paktën gjysmë viti."

Kjo është çoroditësja: Derisa Turqia sapo ka filluar t'i perceptojë dhjetë milionë kurdët e saj si pakicë kulturore me të drejta të tilla, nga krahu ushtarak i PKK-së kurde vjen sinjali i luftës: pas pesë vjetësh ajo e prishi armëpushimin më 1 qershor. Me sa duket që nga zona e saj e tërheqjes, nga malet Kandil në veri të Irakut po depërtojnë përsëri qindra luftëtarë kurdë në Turqi. Që prej prillit po shpeshtohen atentatet. Aktualisht thujase çdo ditë vdes nga një ushtar. Ka përsëri luftime të mirëfillëta me qindra vetë si së fundi në vitet nëntëdhjetë.

Radikalët në PKK e kanë kuptuar që shtensionimi në juglindje i rrezikon pozitat e tyre. Në kongresin e fundit të partisë u ndërrua udhëheqja. Me moton e tyre: "kthim tek dhuna" militantët e rinj takohen me disa gjeneralë të vjetër turq, që po ashtu nuk duan t'ia dinë për shtensionimin. Dhe me shprehjet e pastudiuara të kryetarit të saj partia kurde DEHAP po i hedh benzinë zjarrit:

"Ne si parti ruajmë të njëjtën largësi ndaj PKK-së si ndaj qeverisë."

Qeveria turke sapo e kishte pritur Leyla Zananë e posaliruar duke e njohur si partnere në bisedime. Tani kryeministrit Recep Tayyip Erdogan i duhet të kundërpërgjijgjet:

"Kur në një demokraci kryetari i një partie politike ia rrit vlerën kaq shumë një organizate terroriste, ky është një veprim shumë i shëmtuar."

Zëmërimi i tij është i kuptueshëm, por dikur qeveria turke do të duhet të hedhë hapin e parë, një amnisti për PKK-në. Ajo duhet t'ua rrëmbejë radikalëve mundësitë e veprimit, në mënyrë që Leyla Zana të fitojë mundësinë e saj.

  • Data 16.06.2004
  • Autor Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArH3
  • Data 16.06.2004
  • Autor Jörg Pfuhl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArH3