1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Piraten Deutschland Beteiligung

21 Nëntor 2008

Për të luftuar piraterinë para bregdetit të Somalisë Gjermania do të marrë pjesë me një fregatë në kuadër të mandatit evropian.

https://p.dw.com/p/FzBB
Fotomontage Symbolbild Steinmeier Beteiligung an Bekämpfung der PiraterieFotografi: picture-alliance/dpa /chromorange /Fotomontage DW

Ministri gjerman i mbrojtjes, Franc-Jozef Jung i ka premtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon pjesëmarrjen e Gjermanisë në luftën ndërkombëtare kundër piratëve para bregdetit të Somalisë. E dëshërueshme është një zgjidhje ndërkombëtare, ka thënë Jung gjatë një takimi të përbashkët.

Edhe Gjermania do ta luftojë piraterinë

Në kuadër të mandatit evropian Gjermania do të marrë pjesë me një fregatë në luftën kundër piraterisë. Por për këtë nevojitet aprovimi i parlamentit. Marina gjermane është e angazhuar tashmë në luftë kundër terrorizmit në Kepin e Afrikës. Këshilli i Sigurimit trajtoi të enjten një rezolutë kundër piraterisë, e cila ishte paraqitur nga SHBA-të.

Edhe ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer i cili viziton Indinë shpreson që në ditët e ardhshme të krijohen në Gjermani premisat për angazhimin e ri gjerman."Ne në Gjermani po merremi me këtë çështje dhe nuk mund të bëjmë asgjë tjetër veçse sipas rregullave tona ligjore të krijojmë kushtet, që Gjermania të marrë pjesë në luftimin e piraterisë. Me këtë po merremi."

INS Tabar
Anijet nga India sulmohen shpesh nga piratëtFotografi: AP

Gazetat indiane janë plot me lajme për betejën e fregatës së tyre me piratët e detit. NAVY mbyt anijen e piratëve në Gjirin e Adenit. NAVY nis luftën me piratët. Shpesh me vizatime, në mungesë të fotografive. Njoftime, këto që duhet t´i kenë rënë në sy edhe ministrit të jashtëm gjerman, i cili viziton ndërkohë Indinë.

Paralelisht me vizitën e Frank Valter Shtajnmajerit (Frank-Walter Steinmeier) në Indi në Gjermani për shkak të fenomenit të piraterisë në brigjet e Somalisë është ndezur një debat, se me çfarë shpejtësie dhe fuqie mund të merrte pjesë marina gjermane në operacione të tilla.

India tepër e prekur nga fenomeni i piraterisë

India kishte reaguar prej javësh duke dërguar psh fregatën INS Tabar në gjirin e Adenit për të patrulluar atje dhe për të mbrojtur anijet tregtare nga piratët e detit.

Piraten auf ukrainischem Schiff vor Somalia
Piratët kanë rrëmbyer një anije ukrainase, shtator 2008Fotografi: AP

Por edhe kjo thotë eksperti i mbrojtjes Uday Bhaskar nuk është e vetëkuptueshme."Ndërkohë nga ana e qeverisë indiane ka një farë rezerve për të dërguar ushtarë përtej bregdetit indian. Por vlerësimi im është, që për shkak të piratëve somalezë do të arrihet një farë konsensi, që India t´i bashkangjitet përpjekjes multinacionale, por ky do të ishte një hap shumë i kujdesshëm."

India - në anën tjetër të të njëjtit oqean – është shumë e prekur nga detarët hajdutë. Gjithnjë anijet janë ankuar për humbje milionëshe.

Zëdhënësi i sindikatës së detarëve indianë mendon, se zgjerimi i aksionit ushtarak para bregdetit somalez është i domosdoshëm: "Në këtë territor duhet të ketë një vëzhgim rrënjësor, duhen bërë patrullime.

Piratët janë forcuar

Ka më shumë se një grup piratësh. Sipas informacioneve tona, ndërkohë ka 30 deri 40 grupe, që veprojnë atje". Që piratët bëhen gjithnjë e më agresivë në këtë rrugë të rëndësishme detare tregtare, e kanë të qartë edhe indianët. Si do t´u kishte shkuar ndërmend piratëve, të kërcënonin se do të mbysnin një anije luftarake, kur kjo u kërkoi piratëve që të ndalonin. Megjithatë eksperti nuk mendon, se piratët janë në rrugën e fitores. "Piratët janë të armatosur më së miri me teknologji dhe pajisje. Por nga ana tjetër mungon vullneti politik. N.q.se forcat e armatosura të shteteve në rajon dhe në SHBA do t´i unifikonin forcat e tyre, atëherë problemi mund të mbytej që në rrënjë".

Diskutimi për piraterinë do të sundojë edhe në Azinë jugore një kohë të gjatë titujt e gazetave.