Londra e Dublini me plan për qeverinë e Irlandës së Veriut | Evropa | DW | 11.01.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Evropa

Londra e Dublini me plan për qeverinë e Irlandës së Veriut

Palët në Irlandën e Veriut nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje, tani ndërhyjnë qeveritë në Londër dhe Dublin. A do t'i japin fund propozimet e tyre bllokadës tre-vjeçare për të formuar një qeveri?

Nordirland Belfast irische Außenminister Simon Coveney (L) und Staatssekretär für Nordirland Julian Smith (picture-alliance/empics/N. Carson)

Simon Coveney, (majtas) ministër i Jashtëm irlandez dhe sekretari i Shtetit për Irlandën e Veriut, Julian Smith

Qeveritë në Londër dhe Dublin kanë bërë një propozim kompromisi për të rigjallëruar administratën rajonale të Irlandës së Veriut. Pjesa britanike e vendit nuk ka vetëqeverisje prej gati tre vjetësh, sepse protestantët besnikë dhe pro britanikë të DUP (Partia e Bashkimit Demokratik) dhe partia katolike-republikane Sinn Fein nuk mundën të bien dakord për një koalicion.

Propozimi i përbashkët që është paraqitur tani synon t'i shtyjë palët e Irlandës së Veriut të marrin përsipër përsëri përgjegjësi qeveritare, i tha Ministri Britanik i Irlandës së Veriut, Julian Smith radiotelevizionit irlandez RTE. Ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney tha që në publik nuk ka më durim për "diskutime të mëtejshme" për formimin e qeverisë në Belfast. Sipas kompromisit, parlamenti rajonal mund të mblidhet në të njëjtën ditë.

Kryetarja e DUP-ut, Arlene Foster e karakterizoi propozimin një "mënyrë të drejtë dhe të ekuilibruar". Presidentja e Sinn Fein-it, Mary Lou McDonald njoftoi se organi drejtues i partisë së saj do ta shqyrtojë propozimin.

Drafti i kompromisit me titull "Dekadë e Re, afrim i ri" vjen katër ditë para se të marrë fund afati për formimin e një qeverie rajonale të Irlandës Veriore. Po të mos arrijnë të krijojnë një qeveri të re deri të hënën të dyja palët, Londra do të caktojë zgjedhje të reja parlamentare në Irlandën e Veriut, e cila është pjesë e Britanisë së Madhe.

Nordirland | Peace Wall in Belfast (DW/Z.Arbutina)

Muri i Paqes në Belfast

Drojë nga zgjedhjet e reja

Të dyja partive, si DUP ashtu edhe Sinn Fein-it, kjo nuk duhet t'u pëlqejë. Të dyja këto parti kanë humbur pjesë nga mbështetja e mëparshme që kanë pasur në zgjedhjet parlamentare britanike në dhjetor. Irlanda e Veriut është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Por në këtë vend shoqëria është e përçarë thellësisht, në protestantë që e shohin veten si britanikë dhe në katolikë, që e karakterizojnë veten si irlandezë dhe që kërkojnë një bashkim të vendit me Republikën e Irlandës.

Koalicioni midis Sinn Fein-it dhe DUP-it, në armiqësi të vjetër, u shpërbë në janar 2017. Të gjitha vendimet për Irlandën e Veriut që atëherë janë marrë në Londër. Një sërë negociatash në vitet e kaluara për formimin e një qeverie të re rajonale dështuan. Tensionet në Irlandën e Veriut janë shtuar sërish kohët e fundit, pjesërisht për shkak të daljes së planifikuar të Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

 

 

aud (afp, dpa, rte)