1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Litvinenko, Lugovoj dhe të tjerët

Horst Kläuser12 Dhjetor 2006

Të reja, të vjetra, spekulime dhe shtrembërime. Shërbimet policore ndërkombëtare po zgjerojnë punën e tyre. Interpoli ka nisur hetimet, edhe dega ruse.

https://p.dw.com/p/Ar9Q
Andrej Lugovoj i marrë dje në pyetje
Andrej Lugovoj i marrë dje në pyetjeFotografi: AP

Thuhet se në listën e rusëve më të kërkuar qëndron ende Berezovski, një njeri i besuar i Litvinenkos dhe kundërshtar i Putinit me pasuri miliardëshe në mërgim në Londër. Por fotografia e tij nuk gjehet në faqet përkatëse të internetit e as në atë të Interpolit.

Ambasadori britanik Anthony Brenton lavdëroi sot në Moskë palën ruse. Ai tha se ishte takuar me prokurorin e përgjithshëm Viktor Çaika dhe kishin folur për rrjedhën e hetimeve. Në këtë mënyrë ishte bindur se po bashkëpunohet në harmoni me palën ruse. Kështu u shpreh Brenton sot paradite për mediat ruse.

Pjesë e këtij bashkëpunimi është marrja në pyetje e pritur me interes e dëshmitarit kyç Andrej Lugowoj, i cili u takua më 1 nëntor në Londër me Litvinenkon. Pas marrjes në pyetje sipërmarrësi, njëkohësisht ish-agjent i KGB-së, tha se ju përgjigj hollësisht të gjitha pyetjeve të bëra nga prokurori i përgjithshëm. Në rast se do të jetë e nevojshmë jam i gatshëm të takohem edhe një herë me ta, tha ai.

Kjo mund të ndodhë që sot pasdite, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve nga qarqet e autoriteteve ruse. Pas marrjes në pyetje, ku ishin të pranishëm edhe detektivë të Scotland Yard-it, Lugowoj tha se pret rezultatet për dëmtime të mundshme prej rrezatimit deri në fund të javës, por se ka gjasa të mos ja bëjë të njohura opinionit.

Interesant është fakti që dhe shoku i tij Dmitrij Kovtun kanë qenë më 16 tetor së bashku në Londër dhe kanë qëndruar në Parkes Hotel, atje u gjetën gjithashtu gjirmë poloniumi.

Ndërkohë edhe ekspertët rusë nuk e përjashtojnë më mundësinë e përfshirjes së shërbimeve të tyre të fshehta. Andrei Piontkovski, drejtor i qendrës për studime strategjike në Moskë, mendon se të gjitha faktet e njohura tregojnë që poloniumin 210 ta kenë çuar në Londër Lugowoj und Kowtun. Të dy po mbahen tani të fshehur pas mureve të larta të ruajtjes së sekretit. Sipas Piontkovskit, për fatin e tyre do të vendosë Kremlini i mbërthyer nga paniku, i cili nuk di se ç'hap të hedhë.

Kolegu i tij Stanislav Belkovski i institutit kombëtar për strategjinë pajtohet me këtë vlerësim dhe thotë, se edhe sikur Lugowoj dhe Kowtun të jenë figura kyçe, pyetja se për kë punonin ata dhe përse mund të mbetet pa përgjigje.

Për ta ndërlikuar krejtësisht çështjen gazeta "International Herald Tribune" që botohet në Paris citon një raport të policisë franceze, sipas të cilit Jevgenij Limarev është zhdukur nga alpet franceze së bashku me të shoqen dhe vajzën.

Limarev, gjithashtu rus, është nën mbrojtjen e shërbimit të fshehtë francez. Ai ishte njeri i besuar i Litvinenkos dhe në vitin 1998 doli me të i maskuar përpara shtypit për të treguar mbi porosi të KGB-së për të vrarë. Limarev kishte folur për një grindje të Litvinenkos me oligarkun rus në mërgim dhe armik të Putinit Berezovski. Për Limarevin, i cili e mohon të ketë qenë ndonjëherë agjent i KGB-së, por që punonte si spiun për Litvinenkon, thuhet se ka paralajmëruar ekspertin italian të shërbimeve të fshehta Scaramella dhe Litvinenkon se ishin në shënjestër të shërbimeve të fshehta ruse.