Lironi vajzën time! Apel i dëshpëruar i familjarëve | FOKUS | DW | 03.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Lironi vajzën time! Apel i dëshpëruar i familjarëve

Asnjë gjurmë nga arkeologja gjermane, Suzane Osthof. Ministri i jashtëm gjerman, Steinmeier deklaron, se deri më tani nuk kemi asnjë lloj kontakti direkt apo indirekt me rrëmbyesit

Apeli i familjes

Apeli i familjes


Një javë pas rrëmbimit të arkeologes gjermane ende nuk është gjendur asnjë gjurmë prej saj. Këtë e bën të ditur qeveria gjermane. Ndërkohë po shtohen apelet e solidaritetit me të rrëmbyerën dhe thirrja për dhënien fund pa dhunë të situatës.

Ndërkohë udhëheqësi shiit Muktada Al Sadr deklaroi: Në kërkojmë nga rrëmbyesit lirimin e arkeologes gjermane myslimane, Suzane Osthof. Në një deklaratë të organizatës sunite-arabe "Konferenca e popullore islamike", e cila ju dërgua edhe Studios së ARD-së në Aman thuhet se:"ne ju lutemi për lirimin e të gjithë të rrëmbyerve, arabë apo të huaj." Ky grupim shprehet hapur kundër SHBA dhe mbështetësve të tyre. Megjithatë ata shprehen mjaft pozitivisht për arkeologen gejrmane, e cila është angazhuar kaq shumë për rindërtimin e Irakut. Madje ajo i përket atij grupi njerëzish, të cilët demonstruan për Irakun në Rabat, Berlin, Londër. Shumë nga ata kanë treguar një sjellje dinjtoze, në një kohë kur shumë arabë heshtnin, thuhet në deklaratën e grupit "konferenca popullore islamike".


Më parë motra dhe nëna e të rrëmbyeres i ishin drejtuar me një apel rrëmbyesve, i cili u transmentua nga Al Xhazira. Motra e Osthof: "Ne ju bëjme thirrje, të respektoni jetën e motrës sonë të pafajshme dhe shoqëruesit të saj." Ndërsa nëna e të rrëbyerës tha: Ne ju lutemi ndershmërisht, jini mëshirëplotë dhe zemërgjerë me vajzën time dhe lironi atë dhe shoqëruesin e saj."

Fakti që Al Xhazira e emetoi një lutje të tillë, konsiderohet nga vëzhguesit në Lindjen e Mesme si një shenjë pozitive. Megjithatë ende nuk janë sqaruar kushtet e rrëmbimit. Si u rrëmbye Suzane Osthof? Duke shkuar për në zonat autonome kurde për të tërhequr para për një projekt në Irakun e veriut apo u rrembye në rrugë drejt qytetit kurd, Erbil duke ardhur nga Bagdati? Flitej, se ajo donte të siguronte para një qendër kulturore në Erbil por kryetari i bashkisë së Erbilit shprehet se ai nuk të dhëna për një gjë të tillë.

  • Data 03.12.2005
  • Autor Björn Blashke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhO
  • Data 03.12.2005
  • Autor Björn Blashke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhO