″Lironi paqen″ motoja e demonstratës në Romë për gazetaren e rrëmbyer në Irak | Evropa | DW | 19.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Lironi paqen" motoja e demonstratës në Romë për gazetaren e rrëmbyer në Irak

Disa dhjetra mijë vetë demonstruan të shtunën në Romë për të këkruar lirimin e gazetares së rrëmbyer në Irak, Xhuliana Sgrena. 57 vjeçarja që shkruan për gazetën me orientim të majtë "Il Manifesto" dhe për gazetën gjermane "Die Zeit", u rrëmbye më 4 shkurt nga persona të panjohur në Bagdad.

Pamja e demostratës karakterizohet nga disa mijëra flamuj paqeje me ngjyrat e ylberit dhe nga shumë njerëz që mbanin fotograftë në format të zmadhur të gazetares Xhuliana Sgrena. Fotografitë kishin diçiturën "Lirojeni atë". Në demonstratë merrnin pjëse kryesisht përfaqësues të lëvizjes paqësore, të opozitës dhe të sindikatave. Por të pranishëm ishin edhe njërez që zakonisht nuk shkojnë nëpër manifestime. Ata kishin ardhur enkas në Romë për të kërkuar lirimin e reporteres.


"Kam ardhur këtu në radhë të parë për Xhulianën. Fati i saj më ka prekur shumë, tek pashë videon e saj para disa ditësh, më dolën lot nga sytë. Ndaj kam ardhur këtu të jap kontributin tim të vogël, në mënyrë që ajo të lirohet, ndonëse e di që nuk mund të bëj më shumë."

"Kam ardhur për paqen, në radhë të parë që së bashku me shumë të tjerë të tregoj, se Xhuliana Sgrena duhet të lirohet. Ajo ishte në Irak për të raportuar mbi vuajtjet e njerëzve atje. Të vjen keq tek sheh fotografitë e saj, aq më tepër që ajo është një mike e popullit irakian."

Fati i Xhuliana Sgrenës, e cila në artikujt e saj e ka kritikuar ashpër luftën e SHBA kundër Irakut, ka prekur mbarë Italinë. Të gjithë kanë reaguar të shokuar prej videos së pengmarrësve, që javën e kaluar u transmetua në të gjitha televizionet e mëdha të Italisë. Në video shfaqej Xhuliana Sgrena e trishtuar dhe duke qarë, ajo përlutej që ta ndihmojnë dhe i bënte thirrje qeverisë që të tërheqë trupat nga Iraku.

"Lironi paqen" nën këtë moto u zhvillua manifestimi i organizuar prej gazetës së majtë "Il Manifesto". Kërkesat konkrete të demonstruesve ishin: liri për Xhuliana Sgrenën dhe tërheqje e trupave italiane nga Iraku.


"Ne jemi kundër luftës. Eshtë një luftë e padrejtë dhe Xhuliana Sgrena është një viktimë e pafajshme. Ne jemi kundër luftës në Irak. Demokracia nuk mund të eksportohet me armë. Ndaj duam tërheqjen e trupave italiane nga Iraku.

Qeveria italiane ka bërë të qartë, se ashtu si edhe në rastet e rrëmbimeve të tjera nuk do t´i përulet presionit të grupeve terroriste dhe do t´i përmbahet politikës së saj ndaj Irakut. Megjithatë papritur shumë përfaqësues të koalicionit të qendrës së djathtë u shprehën pozitivisht për manifestimin, ndër ta edhe ministri i Evropës Roko Butilione:

"Ne e shohim me simpati demonstratën, edhe pse nuk marrim pjesë direkt në të. Ne duam që Xhuliana Sgrena të lirohet sa më shpejt që të jetë e mundur, ajo është e pafjashme dhe mbahet peng padrejtësisht".

Në përpjekjet për lirimin e gazetares është involvuar edhe Vatikani. Në Irak po trokasim nëpër shumë dyer, vuri në dukje ministri i jashtëm i Vatikanit Xhovani Lajolo, por vazhdon ai, deri tani kanë qenë të pasukseshme përpjekejt për të hyrë në kontakt me pengmarrësit.

  • Data 19.02.2005
  • Autor Jërg Zeilselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArF4
  • Data 19.02.2005
  • Autor Jërg Zeilselberg
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArF4