1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lirohen dy kosovarët e dyshuar për terrorizëm

Bahri Cani*
24 Dhjetor 2016

Dy vëllezërit me origjinë nga Kosova, të arrestuar në Dusiburg nën dyshimet për përgatitjen e një sulmi terrorist, janë liruar. Dyshimet për përgatitjen e sulmeve terrorise nuk janë konfirmuar.

https://p.dw.com/p/2UqGk
Deutschland Anti-Terror-Einsatz im Centro Oberhausen
Fotografi: picture-alliance/dpa/A. Stoffel

Vëllezërit 28 dhe 31 vjeçarë me origjinë nga Kosova janë liruar nga paraburgimi në Esen, pasi që hetuesia nuk ka mundur të dëshmojë se ata vërtetë kanë përgatitur ndonjë sulm terrorist. Policia kumtoi se ata janë liruar për shkak se "përkundër hetimeve intensive, dyshimet për përkatësinë e dy vëllezërve nuk janë konfirmuar". Hetuesia ka konstatuar se sipas të dhënave të deritanishme, ata nuk paraqesin ndonjë rrezik për sulme të mundshme.

Kosovarët janë arrestuar para dy ditësh, në pjesën Marxloh të Duisburgut, pas paralajmërimeve të organeve të sigurisë se ata kanë mundur të kryejnë sulme në qendrën tregtare Centro në Oberhauzen.

Hetuesia ka konstatuar në bazë të njohurive të deritanishme se vëllezërit me origjinë nga Kosova nuk kanë lidhje as me të dyshuarin për sulmin në Berlin Anis Amri, i cili është vrarë në Milano të Italisë.

Ministri i Brendshëm në landin Renania Verirore-Vestfalia, Ralf Jäger (SPD) megjithatë e ka lavdëruar punën e policisë, e cila në "Duisburg dhe Oberhauzen ka vepruar shpejt dhe me vendosmëri". Policia ende nuk ka kumtuar identitetin e të dyshuarve dhe ndërkohë të liruarve nga Kosova.