Lirimi pritet me brohoritje | Politika | DW | 14.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Lirimi pritet me brohoritje

Organizatori i atentatit në Bali, Abu Bakar Bashir lirohet nga burgu

Abu Bakar al Bashir i liruar nga burgu

Abu Bakar al Bashir i liruar nga burgu

Pas 26 muajsh për shkak të përzierjes në sulmet terroriste në Bali, predikuesi radikal islamist, Abu Bakar Bashir është liruar sot nga burgu në kryeqytetin indonezian Xhakarta. 68 vjeçari u përshëndet në mëngjes nga dhjetëra përkrahës para portave të burgut. Pritet, që Bashir të kthehet si mësues në një shkollë islamike në qytetin Solo në Javën qëndrore. Vendet perëndimore kanë frikë se lirimi i udhëheqësit të terroristeve mund të çojë në një seri tjetër sulmesh. Me brohorima të shumta prej qindra simpatizantësh Abu Bakar Bashir u largua të merkurën në mëngjes nga burgu në Xhakarta. Udhëheqësi radikal islamist 68 vjeçar konsiderohet si organizator i atentateve në Bali në vitin 2002, në të cilin humbën jetën më shumë se 200 vetë, shumë prej tyre turistë. Dënimi me burgim prej 30 muajsh u shkurtua vitin e kaluar katër muaj në kuadër të një amnestie për 60 vjetorin e pavarësisë së Indonezisë.

"Falenderoj zotin e gjithëfuqishëm", tha Bashir i cili mbante qylafin e bardhë tradicional dhe shallin me kuadrate kuq e bardh, "si dhe avokatët e mi dhe të gjithë atyre, që cilet kanë nderhyrë për lirimin tim." Ai tha se do ta vazhdojë luftën për ruajtjen e ligjit islam. Abu Bakar Bashir u dënua për konspiracion dhe pjesëmarrje në një organizatë terroriste. Një lidhje direkte me sulmet e Balit nuk mundi të vertetohej. Sherbimet sekrete perëndimore e konsiderojnë atë për udhëheqesin shpirteror të organizatës terroriste të Azisë juglindore Jemaah Islamija.

Ministri i jashtëm i Australisë Alexander Downer shprehu zhgënjim për lirimin e Bashirit. Shumica e viktimave të sulmit me bomba në Bali kanë qenë qytetarë australianë. Në qytetin e tij të lindjes Solo pranë zonës së termetit në ishullin indonezian të Javës lirimi i Abu Bakar Bashirit u prit me entuziazëm të madh. Në shkollën islamike të themeluar nga Bashiri presin kthimin e tij. Isud Fikri, sekretari i bashkësisë islame në Solo tha se Bashiri ka këtu në Solo një imazh krejt ndryshe nga në perendim. "Abu Bakar Bashir i ka dhënë shumë kesaj bashkësie, në radhë të parë arsimimin dhe i ka çelur sytë. Prandaj ne jemi shumë besnikë ndaj tij."

Pritet, që Abu Bakar Bashir të marrë perseri persiper drejtimin e shkollës islamike. "International Crisis Group" e cilësoi shkollën islamike të quajtur me emrin e Al Mukmin si vend i pergatitjes së islamisteve militantë. Intelektualë të njohur muslimanë në Indonezi i quajnë të padrejta akuzat kundër Abu Bakar Bashirit. Nuk është vërtetuar kurrë, që ai është udhëheqësi i Jemaah Islamiya, tha Ahmad Syafi Maarif në radion australiane: "Kush janë udhëheqesit e Jemaah Islamiya? Ne nuk e dimë. A është kjo një organizatë e mbyllur? Askush nuk e di. Dhe perveç kesaj besoj, se ka më shumë se një udhëheqës. Unë e kam pyetur shefin e policisë për një dëshmi për Jemaah Islamiya, por deri sot nuk kam marrë përgjigje."

Jemaah Islamiya vazhdon të konsiderohet si një nga grupet më të rrezikshme terroriste në Azinë Juglindore me lidhje të ngushta me Al Kaidën.

  • Data 14.06.2006
  • Autor Bernd Musch-Borovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpd
  • Data 14.06.2006
  • Autor Bernd Musch-Borovska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqpd